Përpëlitjet e një pengu, të strukur në Shtetin-Zyrë!

Përpëlitjet e një pengu, të strukur në Shtetin-Zyrë!

13:58, 28/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Gjithçka në lëvizjet më të fundit të Edi Ramës, qoftë në formë, qoftë në përmbajtje, ka vetëm një emër: përpëlitjet e fundit të një pengu.

Duke filluar nga deklaratat, njëra më e lajthitur se tjetra, qëndrimet, njëri më haluçinant se tjetri, e deri tek finalja komike me Besën, janë demonstrime shumë të qarta të pengut që përpëlitet.

Edi Rama tashmë i ka duart krejtësisht të lidhura dhe nyjen e litarit për t’i zgjidhur duart nuk e ka ai, por të tjerë jashtë zyrës së tij, që nuk e lejojnë të ikë, sepse ka akoma borxhe për t’ju larë, firma për të vënë, prona për të rrëmbyer dhe ligje për t’i mbrojtur.

Shndërrimi i të gjithë Shtetit në një Zyrë të vetme, ku gjallon vetëm Edi Rama, e ka lidhur këtë të fundit kokë e këmbë pas asaj zyre dhe e ka bërë krejtësisht të paaftë të marrë vendime për veten.

Si peng i qartë, Edi Ramës i ka mbetur vetëm një rrugë, ajo e konsumimit total dhe në momentin kur do të jetë përdhosur e poshtëruar totalisht, pra pa as më të voglën vlerë dhe plotësisht i konsumuar, vetëm e vetëm atëherë do t’ia zgjidhin duart për t’u larguar nga Zyra-bunker ku është strukur.

Ai do të asgjësojë edhe të gjithë batalionin politik në Parlament, të cilin po e inkriminon dhe po e zhvlerëson me përdorimin kriminal që po ju bën.

Duke qenë pra një peng politik dhe jo më një aktor politik, ndaj edhe media ndërkombëtare po e shkatërron Ramën dhe po e identifikon botërisht si një personazh shembull në botë se si katandiset një Kryeministër peng, që s’njeh ligj dhe kushtetutë, ka interesat e gjithfarë horrash të të gjitha niveleve.

Protesta e shpërbëu tërësisht Edi Ramën dhe ka meritën e jashtëzakonshme historike se e shfaqi qartë si peng me duar të lidhura, i telekomanduar nga interesat më të errëta kombëtare dhe ndërkombëtare, si një kukull në duart e narkokrimit dhe si asgjësues të shtetit, rrembimit të tij dhe futjes në një zyrë, në një dorë dhe në një njeri si Edi Rama.

Edi Rama është identifikuar si një dispeçer politik i vendosur nga narkomafia, i cili u jep miliarda euro nga taksat e shqiptarëve, që rrëmben prona pa fund për llogari të tyre, që pastron para me urdhër të tyre, që miraton ligjet që porosisin ata.

Ndaj protesta është rruga e vetme e shpresës për të shkulur të keqen, që përfaqëson shteti-zyrë ku është strukur keqbërësi Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco