Nga Adriana Kalaja
(Pjesa parë)
Gjatë interpelancës në Kuvendin e Shqipërisë, pyetjes së disa deputetëve lidhur me hetime për dosje përkatëse, z. Braho u përgjigj se:
1. Sillini provat në SPAK dhe ne do veprojmë.
2. SPAK nuk heton mbi perceptime, por mbi fakte.
Lidhur më këto dy pika që në këndvështimin tim por edhe të ligjit janë shumë të dëmshme dhe antiligjore, desha të sqaroj publikun e gjërë se:
E para, provat nuk mungojnë, por mungon vullneti i SPAK për të hetuar njerëz me pushtet apo familjarë të tyre (raste ka plot e do vjjoj ti publikoj).
Së dyti, çdo gjë e denoncuar dhe e kallëzuar, mbështetet në FAKTE PENALE dhe jo PERCEPTIME.
Në këtë kuptim, dje në emisionin Task Forcë në Syri Tv, drejtuar nga Sonila Meco, deklarova një provë ndër qindra mijëra prova që disponon SPAK, por edhe unë apo dikush si unë që kemi zgjedhur ti qëndrojmë përballë korrupsionit dhe krimit të organizuar, instaluar në çdo qelizë të pushtetit, se vetëm "tenderi" i paracaktuar për blerjen e një tapeti që do shkelej nga këpucët e të pandehurës Balluku? kushtonte 80 mijë euro.
Në fakt sot, në "epokën" e pastrimit të parave, shkon 89 mijë euro, aq sa një familje e re nuk i kursen për 70 vite punë.
Ndërkohë, konstatoj se kjo video (foto 1), është parë nga publiku në një numër rekord, ku pa u mbushur 24 orë, numërohen 36 mijë.
Dhe të mendosh që dje kishte shumë lajme e skandale.
E di që janë mërzitur shumë Zeqinetë e sufllaqexhinjtë e të pandehurës Belindë, sa nuk pushojnë së më sulmuari në fb me profile fake, por mua më motivojnë më shumë.
Ndërkohë prova më poshtë (foto 2), i drejtohet heronjve të fëmijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim, duke i RIKUJTUAR se provat janë "diku" dhe se, secili që ka abuzuar me paratë dhe pronat publike, një ditë do japë llogari para ligjit.
Madje edhe ata prokurore e gjyqtarë që rreken se mund ti mbrojnë banditët në pushtet.
Ju e dini se unë e mbaj fjalën.....
(Vijon)
© SYRI.net