Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edit'h Harxhi, deklaroi se kryeministri Edi Rama e çoi me urgjencë në Kuvend marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për arsye që, sipas saj, lidhen me interesat e tij politike dhe jo me nevojën për miratimin e saj.
E ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Harxhi pretendoi se gjatë procedurës së miratimit janë shkelur afatet kushtetuese dhe deputetëve nuk iu dha koha e nevojshme për t'u njohur me përmbajtjen e marrëveshjes.
Sipas Harxhit, dokumenti u paraqit si ‘top sekret’, ndërkohë që, sipas saj, modele të ngjashme të marrëveshjes janë publikuar prej kohësh në faqet zyrtare dhe mediat amerikane, si edhe në rastin e marrëveshjes së Polonisë.
Ajo shtoi se një tjetër arsye e nxitimit, sipas vlerësimit të saj, ishte një afat i vendosur nga pala amerikane.
‘Ka kaluar një projektligj që ka bërë ligj faktikisht me 74 vota dje në Kuvend, duke e paralajmëruar në mëngjes, duke shkelur të gjitha afatet kushtetuese, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të para disa muajve.
Duke bërë nja pesë-gjashtë shkelje të tjera kushtetuese përsa i përket paraqitjes së këtij projektligji. Duke mos i lënë kohë askujt, asnjë deputeti që të njihet me materialin, duke e quajtur top sekret, i cili nuk është sekret sepse po ju them që është në faqet e mediave amerikane, ka qenë që dje.
Madje po ju them dhe këtë që e njëjta marrëveshje me Shqipërinë është 4 miliardë dollarë me Poloninë, e botuar mo-ta-mo si marrëveshje në ëebsite-t dhe në faqet e Polonisë. Pra, është një model, ndryshon vetëm shuma e huasë.
Është një marrëveshje e cila ka filluar negocimin që në kohën e Presidentit Biden, në 2024-ën. Këta, kuptohet, qeveria jonë e ka neglizhuar për një kohë të gjatë sepse si duket Rama ka dashur që me anë të kësaj marrëveshjeje të bëjë diçka tjetër, të marri diçka tjetër nga administrata amerikane.
Prandaj nuk e ka bërë në kohë. Shpejtësia e fundit dhe ajo çfarë unë dyshoj është pse pikërisht mbas Samitit të NATO-s në Ankara? Sepse ai kishte mundësi, kjo ka kaluar në 19 deri në 20 qershor në Këshill të Ministrave, mund ta kishte bërë në atë kohë. Cila është shpejtësia? Me sa kuptoj unë, ka dy arsye shpejtësie.
E para, sepse ky bleu kohë për të negociuar natyrisht atë që bën ai vetë gjithmonë, duke menduar që me anë të kësaj mund të negociojë diçka, shpëtimin e tij, për filljen e tij nga administrata amerikane. Është një marrëveshje kuadër që e kanë shumë vende të tjera dhe përveç vendeve të tjera të Ballkanit si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, dhe Kroacia, atë marrëveshje e ka kaluar tashmë, ajo është miratuar dhe është ratifikuar dhe nga Kongresi Amerikan, për Poloninë për 4 miliardë.
Unë mendoj që ai e ka përdorur si levë për arsye për të blerë kohë pak për veten e tij dhe natyrisht për të negociuar për Samitin e NATO-s në Ankara në të njëjtën kohë. Dhe menjëherë sapo u kthye nga NATO, ai ka vendosur që ta çojë me urgjencë. Por edhe kjo i ka dashur një farë periudhe sepse si duket ai është akoma duke negociuar mundësinë për të pasur Samitin e NATO-s në Shqipëri.
Dëgjoni, e para mendoj që zotëria e ka të pamundur të menaxhojë më grupin e tij parlamentar, t'ju them të drejtën. Sikundër shumë njerëzve të cilët, analistëve që kanë thënë që ai e ka bërë me qëllim për të nxjerrë keq opozitën, unë nuk e quaj të tillë sepse gjithsesi opozita bëri atë që duhet të bënte.
Opozita lajmëroi që ne nuk e votojmë për arsye proceduriale. Pavarësisht, që duhet t'ju them dhe këtë, sepse është diskutuar në grupin parlamentar të Partisë Demokratike dje, është rënë dakord në parim.
Natyrisht, e kam bërë pyetjen shumë deputetëve të PD-së që si keni rënë dakord në parim për një marrëveshje që nuk e keni lexuar përpara? Thjesht sepse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rënë dakord në parim.
Megjithatë, duhet të ishte një marrëveshje që duhet të lexohej përpara nga çdo deputet natyrisht, në bazën e një nënshkrimi për konfidencialitetin. Për mua nuk është koha, është ky sekreti i madh, është propaganda...
Është ajo që Artan Hoxha thotë: politika e jashtme shërben në Shqipëri si politikë e brendshme. Pikërisht, ai gjithçka që diskutohet jashtë dhe ai çfarë ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare, ai e kthen në politikë të brendshme, në propagandë të brendshme. Dhe ai ka dashur ta shesë si një sekret që është një marrëdhënie preferenciale midis qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur nuk është e tillë!
Sepse ne po shohim se çfarë ka bërë Joe Ëilson përpara një muaji, dhe Joe Ëilson vazhdon përsëri, senatori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata dje kanë hedhur rezolutë të re për të larguar Samitin e OSBE-së nga Serbia në South Carolina, në Amerikë, për arsye të situatës në Serbi dhe të asaj që Serbia është e lidhur me Rusinë dhe me Kinën. Lëre më pastaj se çfarë mund të bënte Senati Amerikan dhe kjo nuk është ratifikuar...
Por e dyta që mendoj unë pse ai e ka bërë me kaq urgjencë, është sepse atij i ka ardhur në fund fare mesazhi nga Ambasada Amerikane që në qoftë se kjo nuk kalon në fund të këtij sesioni, në datën 2 shtator marrëveshja bie. Tërhiqen fondet dhe nuk diskutohet më, dhe nuk ka më mundësi për të negociuar.’, tha ndër të tjera Edit’h Harxhi në SYRI TV.
© SYRI.net