VIDEO/ Nga elita e kirurgjisë botërore te rikthimi në Shqipëri, Edvin Prifti rrëfehet mes suksesit dhe sfidave

20:56, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë që prek tema të shkencës, karrierës ndërkombëtare dhe sfidave personale, kirurgu kardiak shqiptar Edvin Prifti rrëfen rrugëtimin në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV nga institucionet më të avancuara mjekësore në botë drejt rikthimit në Shqipëri. I vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e kirurgjisë, ai është një prej mjekëve shqiptarë me reputacionin më të madh në arenën globale.

Prifti flet për vendimin e tij për t’u kthyer në Shqipëri pas një eksperience të gjatë profesionale jashtë vendit, për gjendjen e kardiokirurgjisë shqiptare në atë periudhë dhe për arsyet personale që e çuan drejt një rikthimi që, siç shprehet ai, nga një zgjedhje e përkohshme u kthye në një qëndrim të përhershëm.

Një rrëfim që ndërthur suksesin profesional, lidhjen me vendin e origjinës dhe përballjen me sfida të mëdha në jetën dhe karrierën e një prej figurave më të njohura të mjekësisë shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Në vitin 2002 ka fituar çmimin më të rëndësishëm evropian dhe në vitin 2003 çmimin më të rëndësishëm botëror të dhënë nga Shoqata Amerikane e Kirurgjisë. Çmim që jepet një herë në vit në të gjithë planetin. Është i vetmi shqiptar që e ka fituar nga ish-lindja. Vetë amerikanët në 75 vjet e kanë fituar vetëm dy herë. Por ç'është më e veçanta, është një prej kirurgëve më të njohur botërisht, fatmirësisht shqiptar, fatmirësisht për ne, fatkeqësisht për të, të cilit në vitin 2020, së bashku me 22 kolegë të tjerë, i ka rënë në dorë një email ku në ç ishin gjithsej 23 veta, lidhur me një projekt ku ishte planifikuar të prodhohej COVID-19 në laborator. Është një pretendim në fakt, jo vetëm i tij, nuk është më konspiracion, është email që e kishte dhe Senati Amerikan. Dhe cila është e veçanta? Nga këta 23 mjekë të njohur botërorë, të cilëve ju ra në dorë ky email dhe mbajtën qëndrim, 14 prej tyre nuk jetojnë sot, 9 prej tyre janë arrestuar. Mes tyre edhe një shqiptar. E kam fjalën për Edvin Priftin. Ne kemi këtë histori shkencore, këtë histori njerëzore, kemi këtë histori padrejtësie dhe në Shqipëri pak kush i ka kushtuar rëndësi. Kam menduar se do ta bëj sot në këtë emision vetëm me kirurgun e njohur, me zotin Prifti. Të falënderoj shumë. Të falënderoj... edhe këtë intervistë për të cilën edhe unë vetë kur kam lexuar, për të qenë korrekt më ka shtyrë kureshtja pas videove të famshme që bëhen në TikTok. 14 të vrarë, 9 të arrestuar, mes tyre një shqiptar. I sekuestruar, të është sekuestruar dhe bisturia për 1 vit e gjysmë. Tani kur lexova CV-në tuaj, i vetmi nga linja që ka fituar këtë çmim, kur gjithsej dy amerikanë në 75 vjet e kanë fituar, çmimi më i madh, më i rëndësishëm i vitit... Për ta thjeshtuar shkencëtarin nga Shqipëria, çfarë ju bëri të ktheheshit në 2006-ën në Shqipëri? Se sot flasin të gjithë për patriotizëm, vendosin një shqiponjë, hedhin një flamur dhe...

Edvin Prifti: Jo, unë nuk jam kthyer për patriotizëm. Domethënë evolucioni që kisha bërë jashtë vendit duke punuar gati 10 vjet në Itali dhe pastaj në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara, ishte i tillë që hapësira profesionale që kisha andej duke punuar në institucionet më të avangardës, më jepte pak hapësirë që të mendoja një kthim në Shqipëri.

Veçanërisht kur kardiokirurgjia në ato kohëra, mbase e mbani mend, që përpara vitit 2008-2009 mbusheshin nga dy chartera në ditë me pacientë shqiptarë dhe familjet e tyre që shkonin në Stamboll për t'u operuar.

Pse? Sepse këtu rezultatet linin për të dëshiruar dhe numri i operacioneve që kryhej ishte jashtëzakonisht shumë i vogël. Kështu që afërmendsh, duke qenë ky realitet, unë nuk kisha pse, nuk e mendoja një gjë të tillë. Por, jeta ka të papriturat e veta, ka fatkeqësitë e veta, nganjëherë ashtu sikurse ka dhe fitoret siç ju i përmendët.

Dhe unë jam kthyer ekskluzivisht për arsye familjare për shkak të një humbje të një njeriu që pata në atë kohë, dhe mendova që në vendin tim do kaloja disa vite pak më të qeta nga pikëpamja njerëzore, duke menduar që do rilargohesha përsëri.

Por ja që rikthimet në këtë vend janë gjithmonë permanente pavarësisht se njerëzit i perceptojnë si tranzitore, si kalimtare. Por kur rikthehesh pastaj qëndron, pavarësisht dëshirave, kënaqësive apo pakënaqësive, problemeve apo sukseseve që mund të kesh në Shqipëri. Dhe kjo ishte jeta ime mbas vitit 2006.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco