Aktivisti i diasporës, Nador Bakalli, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, deklaroi se pakënaqësia ndaj qeverisë së Edi Ramës ka arritur në një pikë kulmore dhe se shqiptarët e diasporës po organizohen vetë për t'u bashkuar në protestat kundër qeverisë.
Bakalli u ndal fillimisht te etiketimet që, sipas tij, janë përdorur ndaj protestuesve nga kryeministri.
Duke folur për arsyet që e shtyjnë të kthehet vazhdimisht në Shqipëri dhe të angazhohet në protestë, Bakalli tha se dëshiron që brezi i ardhshëm të ketë mundësinë të jetojë në vendin e vet. Aktivisti komentoi edhe procesin e votës së diasporës, duke pretenduar se ai është deformuar në të njëjtën mënyrë si vota brenda vendit.
Sipas Bakallit, shqiptarët që jetojnë jashtë e shohin Shqipërinë nga një tjetër këndvështrim dhe kërkojnë standarde normale të një shteti funksional.
Bakalli theksoi se diaspora po mobilizohet në mënyrë spontane, pa drejtim politik, pasi shumë shqiptarë besojnë se ka ardhur momenti për ndryshim.
‘Unë hy te ato e maskarenjtë e Iranit? Islamis më kanë thënë disa, për shkak edhe e besimit tim, domethënë është bërë gati e qesharake. Pra kjo është tamam shprehja që atij i ka dalë jashtë kontrollit komunikimi.
Pra narrativën ai e ka humbur tashmë dhe nxjerr lloj-lloj përqeshjesh, fjalësh, konvulsione në televizion, për të mbuluar atë që është realiteti i kësaj proteste që është një reagim edhe një pakënaqësi e madhe qytetare.
Natë për natë e sa herë vetëm, sa herë bashkë me familjen time. Po sepse, po për 1001 arsye. Sepse unë sot e kam vetëm një zgjedhje. Të vij si turist edhe si i tillë numërohen këtu në Shqipëri. Unë dua që fëmijët e mi të kenë të paktën dy zgjedhje.
Të vijnë ose turist, ose t'i jepet mundësia një ditë të vijnë, të rrinë në Shqipërinë e aty ku përkasin. Prandaj kjo Shqipëri sot nuk e ofron këtë. Pra është një Shqipëri e pamundur për ata që janë në diasporë.
Jo ky është një diskutim tjetër Sonila, domethënë ajo kjo puna e votës ne jemi të ndërgjegjshëm që ajo vota e diasporës pësoi pothuajse të njëjtin lloj tjetërsimi që pësoi edhe vota lokale këtu. Sidomos zona e Greqisë edhe e Italisë që ishte gati-gati e qesharake. U patronazhua ashpër vota e diasporës. Ne e shohim Shqipërinë për atë që është. Është një Shqipëri e dominuar nga krimi, ku prona nuk shkon te i zoti, ku arsimi është në nivele skandaloze, ku shëndetësia është në nivele, në nivele qesharake, ku rendi është i dominuar nga bandat, ku ka zona në Shqipëri që këtu ti nuk i vendos dot asnjë kamera dhe të futesh në telashe. Pra kjo është ajo Shqipëri që nuk është mikpritëse për ne në diasporë. Ne kërkojmë një tjetër lloj standardi që jemi mësuar në vendet tona edhe nuk duam asgjë, asgjë anormale. Gjëra bazike, arsim, shëndetësi, meritokraci, prona tek i zoti, rend, këto janë gjëra bazë të një shteti.
Sepse, sepse ky është unë gjykoj që ky është një moment kyç për vendin tonë. Pra pakënaqësia ndaj kësaj qeverie është aq e madhe sa unë mendoj që duhet forca e të gjithë shqiptarisë, në të gjithë vendin për t'i dhënë këtë shtytjen e fundit këtij për të larguar.
Vetja e vet Sonila. Pra janë grupime të vogla të diasporës, njerëz shqiptarë të mrekullueshëm që i dhëmb ky vend që e organizohen nëpër grupime të vogla. Me shokë, me miq i thonë ‘hajde t'i bëjmë këtë udhëtimin e bukur bashkë’.
Shqiptarët dëgjo, nuk ke as nevojë t'i bindësh. Mjafton t'ju thuash dëgjo, këtij po i vjen fundi. Autokrati e ka tepruar zullumin aq shumë sa sikur ne të bashkohemi disa, të bëjmë atë, të çojmë këtë mesazh, të shkojmë në Shqipëri, të bëjmë atë karvanin e bukur me flamur, ca të tjerë si ne për shembull vijnë me avion, njerëzit bashkohen edhe vijnë këtu për një arsye, sepse të gjithë e kanë të qartë që kjo qeveri nuk mund të shtyhet më. Pra nuk mban më ujë ky pilaf.’, tha Nador Bakalli ndër të tjera në SYRI TV.
© SYRI.net