Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 37-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Harxhi: Rama fryn shifrat e mbrojtjes, ndërsa aleatët shohin korrupsionin dhe krizën në Shqipëri

19:43, 06/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, deklaroi në një intervistë për Syri TV me gazetaren Armela Ferko se arsyet pse Shqipëria nuk u përzgjodh për të pritur samitin e NATO-s shkojnë shumë përtej çështjes së buxhetit të mbrojtjes.

Sipas saj, aleatët janë të vetëdijshëm për problemet e thella politike, institucionale dhe të sigurisë në vend.

Harxhi akuzoi qeverinë se ka manipuluar shifrat e shpenzimeve për mbrojtjen dhe se ka dështuar në projektet strategjike, ndërsa theksoi se protestat e zgjatura, kriza politike, problemet në procesin e integrimit europian dhe shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë kanë ndikuar në perceptimin e Shqipërisë nga aleatët e NATO-s.

Intervista në studio:

Harxhi: Gazeta holandeze duhet të ketë informacion më të saktë sesa gazetat e tjera dhe mediat e tjera, sepse vetë sekretari i përgjithshëm i NATO-s është holandez, ish-kryeministri holandez. Dhe jam e sigurt që ka direkt burime nga Brukseli, nga qendra e NATO-s. Nuk janë thjesht informacione që qarkullojnë kot. Megjithatë, Reuters siç doli para 10 ditësh me këtë lajm, është agjencia më prestigjioze në botë që jam e sigurt që do të jepte një lajm që ishte i besueshëm. Arsyeja, thonë të dyja mediat, është buxheti për mbrojtjen.

Ferko: Për qindëshi i famshëm.

Harxhi: 2 për qindëshi. Nuk diskutohet që shtete si Shqipëria apo dhe vende të tjera nuk mund të arrinin te 2 për qindëshi menjëherë, sepse ne kemi qenë 1.2 vjet.

Ferko: Ne kemi pasur probleme historikisht për të arritur 2 për qindëshin, se më kujtohet...

Harxhi: Përveç kohës kur ne kemi qenë anëtarë, do futeshim në NATO.

Ferko: Jo, po them gjatë kësaj qeverisjeje, sepse mbaj mend që në 2019-ën gjithashtu u diskutua kjo gjë e në vijim.

Harxhi: Për shumë vite ka qenë nën 1.2. Pastaj u rrit në 1.2 dhe vetëm kaq. Tani çfarë bëjnë këta? Këta fusin edhe pensionet edhe pagat te ai buxhet dhe kujtojnë se NATO nuk i sheh. Ato janë shpenzime, duhet të jenë shpenzime direkte ushtarake, në fushën e mbrojtjes. Këtu nuk mund të fusësh pensione, nuk mund të fusësh paga në këtë pjesë. Çfarë kemi ne në shpenzime për mbrojtjen? Ku ne kemi vetëm aktualisht një kompani private ka ajo, që Edi Rama ia ka dhënë mikut të tij Ron Yeffet, i cili aktualisht është nën hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjoja kjo kompani do të ketë një lidhje me sistemin Elbit...

Ferko: Po, Elbit Systems.

Harxhi: ...për të prodhuar armatime të ndryshme, po edhe dronë ushtarakë. Gjithsesi të gjitha këto janë me pikëpyetje sepse në mënyrë që të kalosh në këto hapa, të liçensosh një kompani të tillë, duhet patjetër të marrësh miratimin nga NATO sepse je vend anëtar i NATO-s. Ndërkohë kemi një dështim tjetër përsa i përket portit të Durrësit. Prej shumë kohësh Edi Rama i është lutur NATO-s që kur shkatërroi portin e Durrësit për t'ia dhënë çunave në Dubai, më fal, çunave në Dubai nëpërmjet Alabbarit... Që nga ajo kohë ai kërkoi, iu lut NATO-s që të marrë Porto Romanon, ta bëjë bazë ushtarake. Po NATO nuk vepron kurdo që lyp kryeministri i Shqipërisë, i cili mbulon aferat e tij korruptive përsëri duke bërë gjoja një gjë me propagandë gjigante siç është një bazë e NATO-s.

Ferko: Për të cilin nuk përmbushen as standardet thonë ekspertët... thellësia...

Harxhi: Jo jo. Megjithatë këtë ne e pamë në dëgjesën publike që pati ambasadori i vendit përpara komisionit të jashtëm të Senatit, natyrisht për emërimin e tij në Shqipëri. Dhe ai foli pikërisht për mundësinë e marrjes nga NATO të bazës së Durrësit, si bazë ushtarake e NATO-s. Madje ai tha që unë po shkoj në Shqipëri, tha, për të rritur nivelin e marrëdhënieve tona ushtarake. Tani mbasi kemi gjithë këto dështime të qeverisë, kur buxheti ynë vazhdon akoma diku te 1.5, 1.6 është sivjet sepse nuk është më tepër se aq, kryeministri del dhe flet për një flotë që do të bëjë në Vlorë.

Ferko: Të premten, mos gaboj e ka folur...

Harxhi: Të premten. Kur ne që nga koha e mbretëreshës Teutë nuk kemi asnjë lloj eksperience përsa i përket flotës detare. Fatkeqësisht, edhe atë port që kishim, ky e shkatërroi sepse patjetër donte të ndihmonte Kinën të kapte tregtinë detare nëpërmjet Pireut dhe portit të Tivarit në Mal të Zi. Pra janë të parealizueshme të gjitha këto çfarë thotë kryeministri. Pra, samiti i NATO-s që të mbahej në Shqipëri nuk është thjesht çështje buxheti. Unë mendoj që çështja e buxhetit është thjesht një arsyetim diplomatik.

Ferko: Më lejo këtu të ndërhyj. Ka lidhje kjo me qëndrimin skeptik që vende si Holanda, ku është dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, por edhe Gjermania dhe shtete të tjera, apo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas asaj mund të flasim edhe për kongresmenin republikan... kanë një sërë çështjesh të tjera për të cilat janë të pakënaqur me qeverinë shqiptare? Është thjesht një deduksion apo ti sheh prova?

Harxhi: Absolutisht. Dëgjo, nuk është deduksion, ne bëjmë analizën tonë. E para lidhet me protestën. 36 ditë protestë është e mjaftueshme për çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe vend anëtar të NATO-s të kuptojnë që Shqipëria është në krizë. Ka një krizë politike, sociale, ekonomike. E dyta, kemi të bëjmë me situatën përsa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE. E bllokuar tashmë. U dha ai bari por nuk mund të vazhdojnë shumë sepse janë vënë shumë më tepër kushte sesa ka pasur Shqipëria si kushte edhe për të marrë MSA-në në atë kohë, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. E treta, raportet mbi Shqipërinë në Kongresin Amerikan. Duke përfshirë këtu ligjin e mëparshëm i cili ka kaluar, është ligji i Aktit të Mbrojtjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco