Protestuesit janë ndalur para Prokurorisë së Tiranës dhe bëjnë thirrje për të liruar djemtë e arrestuar dje gjatë protestës para parlamentit.
Protestuesit janë ulur këmbëkryq ndërsa thërrasin: Lironi Çunat.
Sot për të 34 ditën me rradhë qytetarët kanë vazhduar rezistencën dhe protestën e tyre me kushtin e panegociueshëm, dorëheqjen e kryeministrit Rama. Me anë të një deklarate protestuesit i kërkuan policisë të japë shpjegime dhe të mundësojë hetim të pavaruar për tejkalim të kompetencave.
Një prej protestuesve përcolli një mesazh mbështetjeje nga ana e Partive Popullore Evropiane, teksa pas më shumë se 2 orësh qëndrimi, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrje për bashkim në protestën mbarë kombëtare të së shtunës.
© SYRI.net