Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen' qytetarët vijojnë marshimin

'Lironi çunat!' Protestuesit marshojnë drejt komisariatit nr 3

21:48, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në orën 21:44 protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Itinerari i protestuesve është komisariati  nr 3 ku mbahen në qeli protestuesit e arrestuar dje paradite gjatë protestës para Kuvendit.

Protestuesit thërrasin ‘Lironi çunat!”

Në podiumin e improvizuar para kryeministrisë pjesëmarrësit renditën arsyet e keqqeverisjes dhe korrupsionit të kësaj qeverie duke thirrur në kor: Rama jepe dorëheqjen

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, që është dhe protestë kombëtare.

“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë këtu dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë marshimit.

Policia ka dërguar pas hekurave 19 protestues që protestuan një ditë më parë para parlamentit, ndërsa 12 prej tyre i ka proceduar penalisht.

Sot është dita e tridhjetë e katërt e protestës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco