Një prej protestuesve ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës për dhunën e ushtruar një ditë më parë tek parlamenti.
Me një prej bombolave të gazit në dorë, që u hodhën ndaj protestuesve nga policia.
Sipas protestuesit, Edi Rama ka lek të blejë nga Serbia bomba për të qëlluar popullin e tij, por nuk ka lek për pensionistët.
‘Përshëndetje të gjithëve.
Në mbështetje të fjalës dhe deklaratës së Sidorelës, ja ku është prova e krimit.
Edi Rama ka lekë të blejë nga Serbia bomba për të qëlluar popullin e tij, por nuk ka lekë t'u japë pensionistëve. Këto janë bombat që ka përdorur dje.
Kaq mund ta mbledhja se ne e kemi si zakon, pastrojmë vendin, po pastrojmë dhe mbeturinat e mbeturinave.
Ja këto janë bombat.
Bomba që shikoni këtu, është me dopio efekt. Përdoret kundër kafshëve, dhe ai e ka përdorur kundër popullit. Aty ka patur qytetarë, kam qenë vetë aty, ka patur kalimtarë, ka patur turistë, rruga ishte e hapur, s'ishte e bllokuar, temperatura 35 gradë dhe ai përdori bombë kundër popullit të tij.
Prandaj, ju lutem ekspertëve t'i marrin këto dhe t'i verifikojnë se çfarë janë. Unë ja bëra në mënyrë simbolike varëse, se një ditë ne atë do ta bëjmë nuse, dhe gjerdanin do t'ja varim ne.
Prandaj, nesër më shumë!
Diaspora është nisur nga të gjitha drejtimet. Të gjithë bashkë, nesër më shumë!’, u shpreh protestuesi gjatë fjalës së tij.
© SYRI.net