Rezistenca qytetare shënon sot ditën e tridhjetë e katërt. Në duar mbajnë pankarta kundër qeverisë Rama. Ndërsa në dy pankarta të mëdha shkruhet “Rama Fuck you!’ dhe “Shqipëria nuk është në shitje’
Protestuesit i bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në shesh pasi Shqipëri nuk është biznes privat.
Protestuesit thërrasin:
‘Dil në boulevard! ‘Dil në boulevard! Atdheu është i yni , jo biznes privat’
‘Rama, Rama fuck you’
Protestuesit kërkojnë dhe lirimin e menjëhershëm të protestuesve të cilët u arrestuan dje nga policia në protestën para parlamentit
‘Lironi Çunat!’
Policia pasi i goditi me ujë, gazlotsjellës dhe ushtroi dhunë brutale ndaj protestuesve i arrestoi. 19 qytetarë që protestonin para parlamentit gjatë seancës së djeshme parlamentare janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, teksa ka nisur hetimi për 12 protestues të tjerë.
Protestuesit vendosen para kryeministrisë ku në një podium të improvizuar nga një shkallë bëjnë thirrje për tu bashkuar në rezistencën e tyre e cila qëllimin kryesor ka dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
© SYRI.net