Prej 33 ditësh mijëra qytetarë dalin në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
E ndërsa ‘Revolucioni i Flamingove’ nuk ndalet plani i qeverisë është të manipulojë algoritmet e platformave sociale, të cilat prej javësh tashmë nuk janë në favorin e tyre.
Po çfarë kërkohet saktësisht?
Të rritet ushtria e profileve fake të cilat do të përdoren për të manipuluar opinionin publik, për të krijuar iluzionin e mbështetjes masive të orientojë debatin online por dhe të shkruajnë komente që luftojnë komentet e qytetarëve të cilët të pakënaqur me keqqeverisjen dhe korrupsionin e Ramës ia shkruajnë në komentet e postimeve të tij.
Syri ka siguruar një mesazh që deputeti socialist, Arbjan Mazniku, ish- ministri i Pushtetit Vendor, ka shpërndarë ku u kërkon administratës së çdo bashkie të hapin profile fake në rrjetet sociale, me qëllim komentimin, shpërndarjen dhe pëlqimet.
Në mesazhin e publikuar, kërkohet qartë nga çdo bashki person që të hapë dy llogari në Instagram, dy në TikTok dhe dy faqeve në Facebook, të gjitha me emra fiktivë, për t’u angazhuar në mbështetje të aktivitetit online të kryeministrit dhe qeverisë.
Nga mesazhi bëhet e qartë që ky është një tjetër aksion për të krijuar ushtri tjetër të profileve fake. Në mesazh kërkohet që komentuesit të organizohen në një grup të veçantë për të koordinuar komentet dhe ndërveprimet në rrjetet sociale.
"A mundemi ju lutem qe te kerkojme dhe nga 1 person per Bashki te ndare nga keta qe morem qe tju themi hapni nga 2 llogari instagrami 2 llogari tiktoku dhe 2 facebook fan page, ti hapin me emer mbiemer fiktiv jo te vertete te ndare nga keta qe morem te jete grup i vecant vetem per like comment dhe share por meshume per komente te luftojme dhe komentet' shkruan Mazniku në mesazhin që u është shpërndarë administratës.
Kryeministri Edi Rama shpesh në narrativën e tij ka akuzuar algoritmet në rrjetet sociale për daljen e qytetarëve në shesh.

© SYRI.net