Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 34-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Flluska e ndërtimit po shfryhet'/ Hoxhaj: Çmimet e apartamenteve kanë nisur të bien nga frika e hetimeve të SPAK

19:01, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Syri Digjital”, gazetari Julian Hoxhaj deklaroi se zhvillimet e dy muajve të fundit tregojnë se modeli mbi të cilin, është mbështetur ekonomia shqiptare po shfaq shenja të forta dobësimi.

Sipas Hoxhajt, aksionet e fundit të SPAK kanë nxjerrë në pah problemin e pastrimit të parave dhe ndikimin që ky fenomen ka pasur në ekonomi, duke argumentuar se një pjesë e madhe e investimeve në sektorin e ndërtimit janë financuar nga para që burojnë nga trafiku i drogës dhe korrupsioni.

Ai tha se SYRI TV ka qenë ndër të parat që ka denoncuar këtë fenomen, ndërsa shtoi se kostot e larta të jetesës dhe emigrimi masiv janë, sipas tij, pasoja të deformimit të ekonomisë nga qarkullimi i parave të pista.

Hoxhaj u ndal edhe te tregu i pasurive të paluajtshme, duke u shprehur se po vihet re një ulje e çmimeve të apartamenteve dhe pronave në Tiranë, fenomen që, sipas tij, lidhet me frikën e krijuar nga hetimet e SPAK ndaj pasurive dhe investimeve të dyshuara. Ai iu referua gjithashtu raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, duke thënë se vetë ndërtuesit kanë sinjalizuar rënie të kërkesës për blerje apartamentesh dhe ngadalësim të sektorit të ndërtimit.

Sipas gazetarit, protestat e qytetarëve nuk lidhen vetëm me mbrojtjen e mjedisit, por edhe me pamundësinë për të përballuar kostot e jetesës, çmimet e larta të qirave dhe të banesave.

Hoxhaj u shpreh se Shqipëria po perceptohet nga institucione dhe media ndërkombëtare si një vend me rrezik të lartë për shkak të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ndërsa akuzoi qeverinë shqiptare se ka krijuar kushte që favorizojnë investimin e kapitalit me origjinë kriminale. Megjithatë, Hoxhaj shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet të jetë më e vendosur në hetimin e pasurive të zyrtarëve të lartë, duke argumentuar se në disa raste ka pasur mangësi në hetimet pasurore.

Hoxhaj:

Shiko, dy muajt e fundit, dy muajt e fundit praktikisht ne ndodhemi përballë një situate që të gjitha ato që po ndodhin në Shqipëri tregojnë që fasada apo ajo kështjella e rërës që ka ngritur qeveria mbi ekonominë shqiptare është duke u rrënuar.

Që nga pastrimi i parave deri tek mënyra se si funksionon ekonomia në tërësi, tregon që varësia kryesore apo gjaku në venat e ekonomisë shqiptare është pastrimi i parave të krimit dhe të korrupsionit. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them me këtë që jo vetëm dy operacionet e SPAK-ut, por ne e kemi parë dhe e kemi denoncuar, kemi qenë ndoshta nga të parët dhe nga të vetmet media që e kemi denoncuar këtë fenomen dhe këtë problem që po gërryen ekonominë shqiptare që në krye të herës.

Dhe sot ne po marrim atë që quhet feedback apo po themi po marrim atë rezultat të punës që kemi bërë ne, të denoncimeve të shumë qytetarëve dhe në një farë mënyre të një pasoje të heshtur të vetë shoqërisë shqiptare, të shpopullimit masiv sepse nuk përballon dot më kostot e jetesës për shkak të pastrimit të parave në ekonomi.

Pra parave të pista që vijnë kryesisht nga trafiku i drogës por edhe nga korrupsioni që bëhet nga qeveria, nga zyrtarët e lartë të qeverisë dhe jo vetëm. Dhe këto para kanë shkuar dhe janë investuar ku? Në kulla, në resorte turistike, në zonat e mbrojtura dhe ne po e shohim që të gjitha këto kanë sjellë tashmë atë që mund të themi një lloj plasje apo shfryrje të flluskës së ndërtimit. Sepse është bërë një monitorim gjatë ditëve të fundit dhe po shoh për shembull në shumë agjenci imobiliare, reklama që nxjerrin për shitje pronash, apartamentesh, ka një rënie drastike të çmimit të shitjes së pronave. Kjo shpjegohet, pra ka një ulje. Kjo shpjegohet pikërisht me aksionet e SPAK-ut, me frikën në rritje që ato spekulime, pra çmimet spekulative që kanë mbizotëruar deri më sot në treg, do të vijë një moment që mund të kenë edhe një goditje më të madhe.

Pra mund të ketë një rënie edhe më të madhe duke bërë që shumë qytetarë që kanë investuar dhe paratë e djersës aty, pra sepse duhet ta ndajmë këtë pjesë, ka qytetarë të ndershëm, emigrantë që kanë investuar, kanë blerë prona, qytetarë të cilët kanë mundësi, kanë biznese të vogla dhe ato pak kursime shkojnë dhe i investojnë, mund t'i rrezikojnë pikërisht për shkak sepse flluska e ndërtimit dhe u vu re jo vetëm tek ulja e çmimeve të pronave në Tiranë, të apartamenteve, por dhe sot Banka e Shqipërisë kishte nxjerrë raportin e përmuajshëm në lidhje me, po themi besueshmërinë në ekonomi, ku vetë ndërtuesit tashmë kanë arritur në pikën që të thonë po, ka filluar rënia e sektorit të ndërtimit, ka filluar rënia e kërkesës për blerje apartamente. Këto janë dëshmi dokumentare, pra aksionet e fundit e SPAK. Por edhe protesta e qytetarëve, sepse qytetarët kanë dalë në shesh aty për të protestuar për kostot e jetesës.

Nuk kanë dalë në shesh vetëm për të mbrojtur natyrën, dhe shumë mirë bëjnë edhe për atë. Por zërat kryesorë, po t'i dëgjoni, dhe narrativa kryesore e shumicës së ditëve të protestës ka qenë pikërisht kostot e larta të jetesës, të cilat lidhen pikërisht me pamundësinë për të paguar çmimet e qirave të apartamenteve, apo për të blerë apartamente të reja. Dhe sot kemi pikërisht një lloj reflektimi të këtij lloj presioni, po e them unë për mirë, që unë uroj që të jetë i tillë edhe në vijimësi. Sepse ekonomia shqiptare ka arritur në një pikë sot, që ka një varësi të tmerrshme nga paratë e trafikut të drogës apo nga paratë e krimit. Të lutem, problemi i parave të pista që vijnë nga trafiku apo nga narkotrafiku është një problem që nuk prek vetëm ekonominë shqiptare.

Pra, qytetarët shqiptarë janë sigurisht ata që vuajnë pasojat e deformimit të rrjedhshmërisë normale të ekonomisë, por problemi i trafikut të drogës prek direkt ekonomitë e të gjithë shteteve të Evropës, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po të doni. Dhe pse kjo? Dhe pse në fakt nisma e kongresmenit Joe Wilson është shumë e rëndësishme në këtë moment që vjen për Shqipërinë. Pas të gjitha thirrjeve, pas të gjitha po themi, sepse që në momentin që presidenti Trump ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shpallur një luftë pa kompromis karteleve të drogës. Kanë qenë deklarata të njëpasnjëshme, kanë qenë aksione të njëpasnjëshme.

Kemi kulmin me arrestimin e ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Por tashmë, kjo po shtrihet edhe në shtete të tjera, sepse mos harrojmë që Shqipëria është vend partner i NATO-s. Dhe do të thotë që nuk mund ta pranojnë Shtetet e Bashkuara Shqipërinë si partner, si aleat, ndërkohë që të gjitha raportet zyrtare, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që nga institucione të tjera ligjzbatuese në Bashkimin Evropian, e tregojnë Shqipërinë si një narkoshtet. Jo vetëm kjo, por edhe mediat ndërkombëtare tashmë e kategorizojnë Shqipërinë si një narkoshtet. Kjo do të thotë që për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë e rëndësishme që të luftojë, jo më kartelet në vet të parë, sepse kartelet po i lufton, por të luftojë pikërisht qeveritë. Ato që i kanë mbështetur, ato që u kanë krijuar mundësinë për të pastruar paratë. Dhe kush e ka bërë këtë? E ka bërë qeveria shqiptare.

E ka bërë me atë të famshmin ligj për Albania files, që të gjitha projektet, ose shumica e atyre projekteve, kanë rezultuar që po investohen dhe janë investuar nga para që vijnë pikërisht nga burime të pista, pra të trafikut të drogës. Kjo do të thotë që sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë piketuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lartë përsa i përket këtij lloj fenomeni. Ndaj dhe nisma që është dorëzuar në Kongres dhe që unë besoj se do të kalojë shumë shpejt dhe do të bëhet akt në ditët në vijim, është për t'u përshëndetur për ne në radhë të parë si qytetarë shqiptarë sepse na intereson që ekonomia e vendit tonë të futet në shinat e normalitetit, ku ne mos të shohim dhe mos ta kemi varësinë e të ardhurave në GDP nga betoni, por ta kemi nga prodhimi i brendshëm bruto që vjen nga sektorë të prodhimit ku punësohen qytetarë. Skandali i... që mua më vjen keq në një farë mënyre që Bashkimi Evropian sot vijon të heshtë pikërisht për këtë.

Janë taksat e qytetarëve të Bashkimit Evropian, dhe që sot kreu i SPAK që po raporton në komisionet parlamentare, vijon të mos thotë asnjë fjalë për paratë e qytetarëve evropianë që u abuzuan nga qeveria shqiptare. Pra, ekonomia e vendit tonë duhet të futet pikërisht në shinat e normalitetit. Dhe si bëhet kjo? Bëhet duke luftuar pikërisht fenomenet negative që e kanë deformuar tërësisht ekonominë.

Prandaj sot, ne duhet ta vlerësojmë dhe ta përshëndesim dhe ta mbështesim jo vetëm përpjekjen e Shteteve të Bashkuara, por duhet ta inkurajojmë dhe SPAK. Madje duhet t'ia vëmë në pah edhe pikërisht kritikën, sepse ka momente që prokuroria e posaçme, pavarësisht punës së mirë në aparencë që mund të ketë bërë dhe unë jam nga ata njerëz që mbetem kritik gjithmonë, përsëri kur vjen puna tek hetimi pasuror i zyrtarëve të lartë, ka çeduar. Pra, ka çeduar sepse kemi disa raste së fundi ku SPAK ka çuar dosje për gjykim...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco