Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 34-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Rama jepe dorëheqjen', revolta qytetare në ditën e 34-të, nis protesta kundër qeverisë

'Rama jepe dorëheqjen', revolta qytetare në ditën e 34-të, nis protesta kundër qeverisë

19:44, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur protesta e 34-të kombëtare kundër qeverisë, ndërsa qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku prej nga po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit mbajnë pankarta dhe hedhin thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, dhe 'Edi Rama o tradhtar, liro çunat sa më parë', duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Gjatë tubimit para Kryeministrisë pritet të mbahen fjalime nga protestuesit, të cilët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, për të përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe për t’u bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestës.

Sipas protestuesve, protestat do të vazhdojnë aksionin e tyre deri në realizimin e kërkesave të paraqitura.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco