Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner komentoi protestat në Shqipëri dhe deklaroi se mirëpret çdo aktivitet të shoqërisë civile i cili mbështet vlerat e Bashkimit Europian. Lidhur me aktet e dhunës, Ambasadori Bergner tha se është ende në diskutim se kush duhet fajësuar, policia e shtetit apo protestuesit.
Syri tv
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner komentoi protestat antiqeveritare të cilat kanë përfshirë vendin prej 37 ditësh. Ai deklaroi se mirëpret çdo aktivitet të shoqërisë civile I cili mbështet vlerat e Bashkimit Europian. Lidhur me aktet e dhunës, Ambasadori Bergner tha se është ende në diskutim se kush duhet fajësuar, policia e shtetit apo protestuesit.
Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me BE, dhe protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE, kush duhet fajësuar për të është ende në diskutim, janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e BE siç i shohim ne.
Me gjuhë diplomatike, ambasadori Bergner la të kuptohet se është në mbështetje të protestave kur tha se Gjermania vlerëson ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e natyrës.
E mbështesim procesin e integrimit sidomos në pjesën teknike por duhet të vlerësojmë edhe ata që zbatojnë vlerat e BE në përditshmëri, ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit.
Deklaratat e Ambasadorit Bergner u bënë gjatë një aktiviteti në Kolonjë në të cilin u nderuan viktimat e masakrës së Borovës nga ushtria gjermane më 6 korrik 1943. Bergner theksoi se kjo ngjarje është e dhimbshme edhe për të si ambasador sepse ka ndodhur në emër të popullit gjerman. Ai apeloi se duhet të përpiqemi të mësojmë se si mund ta parandalojmë që historia të mos përsërisë veten.
© SYRI.net