SYRI TV/ Samiti i NATO në Tiranë në rrezik, lajmi nga media holandeze De Telegraaf

14:20, 06/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria rrezikon të mos organizojë samitin e planifikuar për tu zhvilluar në Tiranë vitin e ardhshëm. Kështu shkruan gazeta holandeze De Telegraf, sipas të cilës gjatë samitit të Ankarasë, me shumë gjasë nuk do të formalizohet samiti Tiranës. Shkak për këtë janë bërë pakënaqësitë e disa vendeve të NATO-s për nivelin e ulët të shpenzimeve për mbrojtjen nga ana e qeverisë shqiptare.

SYRI TV

Samiti i ardhshëm i NATOS, i planifikuar për tu zhvilluar në Tiranë është vënë në rrezik serioz. Në një artikull të gazetatës holandeze De Telegraaf shkruhet se me shumë gjasë, samiti i Ankarasë këtë javë, nuk do të formalizojë zhvillimin e samitit të rradhës në Shqipëri në vitin 2027. Shkak për këtë janë bërë pakënaqësitë e disa vendeve kryesore të Aleancës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për nivelin e ulët të shpenzimeve për mbrojtjen nga ana e qeverisë shqiptare.

Shqipëria, Çekia dhe Sllovenia ranë vitin e kaluar nën objektivin e vjetër të NATO-s prej 2%.

A do të ndëshkohen këta "mospagues"?

Shqipëria duhej të organizonte samitin e NATO-s vitin e ardhshëm, por gjatë samitit të Ankarasë kjo me shumë gjasë nuk do të formalizohet.

Përveç shpenzimeve të ulëta për mbrojtjen, një arsye tjetër është se amerikanët dëshirojnë më pak takime.

Një javë më parë agjensia e lajmeve Rojters citoi disa diplomatë pranë NATO-s, sipas të cilëve draft-deklarata për samitin e Ankarasë aktualisht nuk përmend mbajtjen e samitit të ardhshëm në Shqipëri, pavarësisht se një deklaratë e mëparshme parashikonte që ai të zhvillohej atje.

Pasiguria për fatin e samitit të NATO-s në Shqipëri vjen gjithashtu pasi Reuters raportoi në prill se NATO po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së praktikës së viteve të fundit për të mbajtur samite çdo vit, një hap që mund të shmangte një përballje potencialisht të tensionuar me Presidentin Trump më vonë gjatë mandatit të tij.

Njëri prej personave të njohur me diskutimet tha se niveli i shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen është i tillë, saqë nëse NATO do të mbante një samit në vend në vitin 2027, Trump mund të zemërohej, duke shkaktuar tituj negativë në media.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco