Balliu: Të njëjtët narkopushtetarë si Balla që mbrojtën me votë Lubi Balluku, kërkojnë burgosjen e qytetarëve

Balliu: Të njëjtët narkopushtetarë si Balla që mbrojtën me votë Lubi Balluku, kërkojnë burgosjen e qytetarëve

13:21, 06/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një reagim të tij në rrjetet sociale, akuzon narkopushtetarët se, kërkojnë arrestimin e qytetarëve që protesojnë kundër qeverisë.

Sipas tij, janë të njëjtët ‘narkopushtetarë, si llambadari i qeverisë dhe Taulant Balla, që kërkon  burgosjen e qytetarëve, që mbrojtën dhe Lubi Ballukun nga arrestimi’.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Narkopushtetarët, si Llambadari i qeverisë dhe Taulant Balla, që kërkuan burgosjen e qytetarëve, janë po ata që me votën e kartonëve penguan drejtësinë për arrestimin e Lubi Ballukut.

Ndërkohë, protestuesit jo vetëm u arrestuan, por edhe u dhunuan.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Prandaj, protesta qytetare duhet të mbështetet për të shpëtuar vendin nga dhunuesit e qytetarëve.

Sot, edhe më shumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco