Pas rreth dy orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së 31-të, e cila po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet.
Të shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, mijëra qytetarë janë larguar nga bulevardi kryesor, duke vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës.
Edhe në këtë protestë, ashtu si në tubimet e mëparshme, nuk dihet ende itinerari i marshimit.
Protesta është shoqëruar me një pjesëmarrje të lartë, ndërsa pamjet nga terreni tregojnë turma të mëdha qytetarësh që marshojnë në rrugë, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
© SYRI.net