'Parlamenti krimit'/ Protestuesit ulen në shenjë qëndrese para Parlamentit: Rama ik

22:03, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin rrugëve të Tiranës ditën e 31-të të revoltës qytetare.

Me të mbërritur përpara godinës së Parlamentit, ata kanë vendosur të ndalojnë marshimin dhe të ulen në tokë, në një akt simbolik që përfaqëson vendosmërinë për të mos u tërhequr deri në plotësimin e kërkesave. Ata dëgjohen teksa brohorasin: 'Parlamenti krimit', 'Policia krimit' apo 'Rama jepe dorëheqjen'

Me flamuj dhe pankarta në duar, mijëra qytetarë iu bashkuan edhe këtë të martë protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, derisa kjo kërkesë të marrë përgjigje.

Ndërkohë, nesër në orën 10:00 është paralajmëruar një organizim para SPAK-ut, ku do të dorëzohet edhe libri “Albanian Files”, i firmosur nga protestuesit gjatë tubimit të sotëm.Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco