Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Protestuesit: Bojkotoni mediat e kapura nga Edi Rama

20:38, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë mediat e kapura nga Edi Rama.

Duke folur në protestën e sotme, që është në ditën e 31 të saj, një prej protestuesve i ka përmendur me emrat moderatorët dhe gazetarët nëpër media, duke bërë thirrje që të bojkotohen.

‘Ditën e djeshme, ku ndodhën dy ngjarje të jashtëzakonshme. E para, 6 eurodeputetë folën nga Kryesia. E dyta, studentët folën nga Politekniku!

E nuk e di nëse i keni parë emisionet e mbrëmshme. E dini për çfarë flisnin ata? Për shërbimet e huaja, se si ato ishin të interesuara që Shqipëria mos zhvillohej. Imagjinoni!

Janë mbushur televizionet me konspiracionistë, me maskarenj që nuk flasin asnjë fjalë për protestën, vetëm budallallëqe që ju thonë pronarët! E prandaj kjo ka qenë një lëvizje anti-sistem, se prej fillimit ka pasur edhe një thirrje shumë të rëndësishme: Bojkotojini mediat!

Bojkotojini mediat! Bojkotojini mediat! Bojkotojini mediat! Bojkotojini mediat!

Ndaj ju lutem, bojkotoni monologjet e Grida Dumës!

Ju lutem, bojkotojini informacionet e fshehta të Karamuços!

Ju lutem, bojkotojini spekulimet banale, filozofike të Arian Çanit!

Ju meritoni më shumë se aq!’, tha qytetari gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco