Lajmi i fundit

Pse u shmang përmendja e Tiranës për Samitin e NATO-s në 2027?

'Drejtësi dhe barazi në paga', Xhixho: Mësuesit nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë

'Drejtësi dhe barazi në paga', Xhixho: Mësuesit nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë

10:44, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se mësuesit nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe se padrejtësitë ndaj tyre duhet të korrigjohen menjëherë.

Ajo theksoi se qeveria nuk mund të sillet si “hero” duke prezantuar zgjidhje që vetë e ka krijuar, pa kërkuar ndjesë dhe pa paguar diferencën e munguar për pagat e mësuesve për një vit e gjysmë.

Duke theksuar rëndësinë e barazisë dhe drejtësisë në sistemin arsimor, Xhixho njoftoi depozitimin e një amendamenti në Kuvend, për të korrigjuar projektligjin aktual dhe për të siguruar që çdo mësues të marrë pagën e plotë që i takon sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Postimi i plotë:

Mësuesit kanë 1 vit e gjysmë që marrin pagë më të ulët se kolegët e tyre për të njëjtën punë. Ata protestuan, kërkuan të dëgjohen, iu drejtuan edhe Gjykatës Kushtetuese. Sot, qeveria nuk mund të sillet si “hero”, sikur po zgjidh një problem që vetë e ka krijuar — pa kërkuar ndjesë dhe pa paguar diferencën e munguar për këto muaj padrejtësie.

Për këtë arsye, sapo depozitova në Kuvend një amendament ndaj projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012 ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 425, datë 26.06.2024, u ka shkelur të drejtën e pagës mijëra mësuesve në të gjithë vendin, duke i trajtuar në mënyrë të pabarabartë për të njëjtën punë, krahasuar me kolegët e tyre. Në veçanti, lidhja nr. 4 mbi shtesën e nivelit të kualifikimit bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, me parimin e barazisë në punë dhe me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta, Kodi i Punës dhe Kontrata Kolektive.

Mësuesit e prekur nga VKM nr. 425, datë 26.06.2024, janë penalizuar me ulje page nga 2 000 deri në 6 000 lekë të reja në muaj, për rreth 20 muaj. Kjo ka sjellë një dëm financiar të padrejtë dhe ka krijuar pabarazi mes kolegësh. Paradoksalisht, kjo VKM ka prekur edhe mësues me 20–30 vite përvojë në sistemin arsimor.

Projektligji i propozuar nga deputetja Evis Kushi, në formën aktuale, ka paqartësi dhe rrezikon të krijojë sërish diskriminim. Për më tepër, ai duhet të adresojë qartë PAGËN E MUNGUAR të mësuesve dhe edukatorëve për shkak të një vendimi të gabuar të qeverisë.

Drejtësia për mësuesit nuk është favor është detyrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco