KLGJ e paditur në Apelin e Dvoranit rrezikohen 5 emërimet, procedim penal vendimmarrësve…

KLGJ e paditur në Apelin e Dvoranit rrezikohen 5 emërimet, procedim penal vendimmarrësve…

14:44, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Basir Çollaku/

Padi në Gjykatën Administrative për emërime të paligjshme të komisarëve politikë të KPA si gjyqtarë. Shoqata Media dhe Drejtësi kap mat KLGJ-në, të cilën Fatmir Xhafa harroi të përmendë në Komision. Ndoshta ngaqë ishte i zënë me KLP-në jo krejt pa vend.

Me 17 qershor 2026, pesë anëtarëve të KPA u ka mbaruar mandati si komisionerë të rivlerësimit. KLGJ e urdhëruar mblidhet një ditë më pas dhe vendos emërimet e tre prej tyre gjyqtarë Apeli në administrative të Dvorani. Konkretisht Ina Rama, Soko Çomo dhe Albana Shtylla.

Brenda të njëjtës ditë sipas vendimeve të KLGj të paarsyetuara në asnjë rresht fillojnë dhe efektet juridike (pagesa), pa shkuar ende në zyrë sepse po festonin e kërcenin në sallat e KPA. Ndërsa dy të tjerët Mulaj dhe Tase u emëruan në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm. Këta dy të fundit kanë bërë padi KLGj se përse nuk janë emëruar në Apelin Administrativ si kolegët e tyre.

KlGJ, duke u ngutur për bindjen e verbër ndaj udhëheqjes harroi të zbatonte procedurat ligjore.

Minimalisht duhej të bëhej vettingu për pesë kërkuesit e emëruar. Nga nxitimi partiak harruan të arsyetojnë vendimet, një kriter i domosdoshëm ligjor, i cili u kap nga paditësit.

Kjo padi ka shkaktuar atak në Gjykatën Administrative. Burime nga gjykata bëjnë me dije se në gjykatë gjendja është kaotike. Debati i tyre është ndarë në dy kampe. Njëra palë thotë të shkojmë në Kushtetuese për interpretim, ndërsa pala tjetër thotë të mos legjitimojmë Shoqatën, që është palë paditëse. A mund të mos legjitimohet një shoqatë shqiptare, ku janë legjitimuar me mijëra të tjera. Së pari për të gjykuar 5 padi duhen 15 gjyqtarë. Nga ku tre janë të përjashtuar sepse janë në konflikt interesi ngaqë janë të paditur.

Mësohet se deri tani janë dorëhequr nga shqyrtimi i padive sipas rënies së shortit, Enrieta Shehaj, si dhe Elda Vrioni. Për arsye se kjo trupë ka larguar bashkëshortin e saj Erion Shehu ish drejtues i prokurorisë Lezhë dhe Vrioni pasi ka bashkëshortin anëtar të KLGj, Markelian Koça.

Kryetar i Gjykatës Administrative Ardian Dvorani kampioni antikorrupsionit që harroi 100 milionë lekë të pajustifikuara, gjendet në kolaps duke vrapuar dhe në formimin e trupave.

Gjyqtari Hamiti ia ktheu paditësit për plotësim të metash në padi të cilat u plotësuan nga pala paditëse. E metë u konsideruar vendimet e pavulosura sepse edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, nuk i kishte vulosur ende.

Ajo nuk i arsyetonte dot pas shpalljes. Ligji dhe Kushtetuta parashikon që çdo vendim të jetë i arsyetuar në formë dhe përmbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco