Edi Rama u shfaq sërish si kloun gjatë samitit të NATO-s.
Gjatë realizimit të fotos së samitit, Rama fillimisht zbriti një shkallë më poshtë për të treguar se është shumë i gjatë.
Fakti që përfaqëson Shqipërinë, bën që ai të jetë i pari në linjën e fotos.
Por pavarësisht përpjekjeve të tij si kloun, Rama nuk e mori vëmendjen e presidentit amerikan, Donald Trump.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tregoi Trump me gisht atletet e bardha të Edi Ramës, por ky i fundit thjesht e injoroi këtë gjë.
Kujtojmë se administrata e Trump ka kundërshtuar mbajtjen e samitit të NATO-s në Shqipëri vitin që vjen.
Ndërsa një ligjvënës amerikan ka kërkuar zyrtarisht hetimin e lidhjeve të qeverisë së Edi Ramës me trafikun e drogës.
Nga ana tjetër, Rama e ka përqeshur disa herë presidentin e SHBA, herën e fundit në një samit ku ai bëri shaka me presidentin francez, Emmanuel Macron në lidhje me konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
© SYRI.net