Patronazhistët si fuksat!

Patronazhistët si fuksat!

16:55, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili//

Edi Rama kultivoi dhe po përdor sot patronazhistët si një specie të neveritshme, njëlloj si dikur fuksat në kohën e Partisë së Punës.

Fjala "fuks" vjen nga gjermanishtja, Fuchs, që do të thotë dhelpër, dhe gjatë periudhës komuniste në Shqipëri kjo nofkë përdorej kudo si zhargon për të përshkruar një informator, spiun ose bashkëpunëtor të fshehtë të Sigurimit të Shtetit.

Nofka u bë pjesë masive e zhargonit popullor për shkak të karakteristikave të dhelprës, e cila njihet në fabula dhe në kulturën popullore si kafshë dinake, hileqare, e fshehtë dhe që lëviz pa lënë gjurmë.

Në kohën e diktaturës, një "fuks" ishte njeriu që përdorte poshtërsisht dinakërinë për të fituar besimin e të tjerëve, miqve, kolegëve apo fqinjëve, me qëllim të fëlliqur për t'i përgjuar, për t'u marrë mendimet dhe për t'i spiunuar më pas tek autoritetet zyrtare, të cilat më pas i dënonin, i persekutonin dhe i internonin mijëra njerëz të thjeshtë.

Sot patronazhistët-fuksa të Ramës dhe Rilindjes janë po të njëjtët, po aq të pështirë dhe të neveritshëm sa ata të Partisë së Punës, se Rama atavizëm e asaj partie komuniste është.

Por, ndryshe nga Partia e Punës, sot ka fuksa të fshehur, por ka edhe plot të hapur si analistë e gazetarë, që e bëjnë fuksllëkun sheshit dhe për të cilin paguhen shumë më tepër se fuksat e Partisë së Punës, që merrnin 50 lekë të vjetra në atë kohë.

Fuksat e sotëm janë prodhimi shoqëror më i turpshëm dhe më helmues i jetës së njerëzve, që, përveç varfërisë, duhet të kenë nëpër këmbë edhe fuksat-patronazhistë si nepërka zvarranike.

Fuksat-patronazhistë i shantazhojnë dhe i kërcënojnë sot njerëzit njëlloj si fuksat e djeshëm, duke i lënë pa bukë, duke i hequr nga puna, duke u prishur biznesin apo edhe duke i futur në burg për faje banale.

Ndaj protesta është pastrimi dezinfektimi i shoqërisë nga mikrobi i fuksimit patronazhist, ashtu siç ndodhi në fundin e viteve '90, kur erdhi pluralizmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco