SYRI TV/ Rama poshtërohet në samitin e Ankarasë, presidenti Trump e injoron totalisht

16:10, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka injoruar hapur Kryeministrin Rama në nisje të samitit të NATO-s në Ankara. Shefi i qeverisë shqiptare, i etur për të marrë vëmendjen e liderëve botërorë, kishte shkelur sërish protokollin zyrtar duke veshur atlete të bardha, por inskenimi i tij u përball me injorimin dhe indiferencën e Presidentit amerikan. Disa nga momentet e sikletshme, Kryeministri Rama i ka hequr nga videoja e shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Kryeministri Edi Rama është injoruar hapur nga Presidenti amerikan Donald Trump në nisje të samitit të NATO-s në Ankara. Në momentin kur liderët e vendeve të Aleancës u mblodhën për foton familjare, Kryeministri Rama, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen dhe për të pasur ndonjë shtrëngim dore me Presidentin amerikan, Trump, fillimisht doli nga rreshti, duke dalë para udhëheqësve të lartë të NATO-s. Pas këtij veprimi, atij i është tërhequr vëmendja nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, që të shkojë në vendin e tij.

Këtë moment të sikletshëm, Kryeministri Rama e ka hequr nga videoja që ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Por nuk ishte ky momenti më i sikletshëm për Kryeministrin Rama, i cili, i etur për të marrë vëmendjen e liderëve botërorë, kishte shkelur sërish protokollin zyrtar, duke qenë i vetmi lider që kishte veshur atlete të bardha. Sekretari i Përgjithshëm u mundua t'i jepte një dorë Kryeministrit Rama, duke i treguar Presidentit Trump atletet e Edi Ramës. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, siç shihet edhe nga pamjet, ishte totalisht indiferent dhe injorues ndaj shfaqjes bajate që u përpoq të bënte Edi Rama, duke hedhur në erë tentativat e Ramës, por edhe të Ruttes, për të marrë vëmendjen e Presidentit amerikan.

Ky poshtërim ndaj Edi Ramës vjen në një kohë kur Shqipëria ka dështuar të sigurojë buxhetin e kërkuar për mbrojtjen, arsye për të cilën rrezikohet edhe mbajtja e samitit të NATO-s, i planifikuar për t'u zhvilluar në Tiranë vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco