Samiti i NATO-s në Ankara është mbyllur. Ndërsa liderët e vendeve të Aleancës ishin të fokusuar tek soliditeti dhe forcimi i NATO-s, Edi Rama ka bërë përsëri kllounin për t’i rënë në sy pjesëmarrësve, veçanërisht Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Por ka dështuar me sukses këtë herë edhe pse kreu i NATO-s, Mark Rutte, një moment duket se i thotë presidentit Trump se kemi dikë më atlete këtu, por që është shpërfillur totalisht nga presidenti amerikan.
As batutat e tij bajate me gjeste servilizmi qesharak për gjatësinë duke hipur w zbritur në shkallët e podiumit nuk kanë tërhequr vemendjen e askujt.
Ndërkohë media prestigjoze Bloomberg shkruante sot se brenda NATO-s po diskutohet seriozisht mundësia që aleanca të heqë dorë nga praktika e samiteve vjetore duke nënkuptuar kështu se Samiti i ardhshëm mund të mos jetë në Tiranë.
Sipas artikullit të medias amerikane, një nga arsyet e shmangies së Samitit të Tiranës është kundërshtia e administratës Trump për shkak se Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me kontributin më të ulët për mbrojtjen brenda aleancës.
Dyshimet për shmangien e Tiranës, me gjithë sforcarjet e Ramës me një videomesazh me nëpunësit e tij që e shoqërojnë në Ankara, duket se konfirmohen nga deklarata zyrtare e përfundimit të Samitit të Ankarasë, ku ndryshe nga herët e tjera nuk përmendet se ku do jetë takimi i radhës.
Në pikën 6 të deklaratës shkruhet se:
"Shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen e bujare që na ofroi Turqisë. Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm."
Formula është shumë më pak se deklaratat e samiteve të viteve të kaluara. Nën e samitit të Hagës (2025) thuhej shprehimisht se takimi i radhës do të zhvillohej në Ankara, ndërsa ai në vitin 2027 do të zhvillohej në Shqipëri.

Më herët Reuters kishte raportuar të po të njëjtat dyshime. Duke cituar një diplomat të NATO-s, një zyrtar evropian dhe disa burime të përfshira në diskutime, agjencia shkroi se administrata Trump dhe pakënaqësia ndaj disa aleatëve për nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare kanë vënë në pikëpyetje organizimin e samitit në Tiranë.

Edhe Euronews ka raportuar gjithashtu se mungesa e Shqipërisë në draft-deklaratën e Ankarasë është një mesazh politik.
NATO, sipas raportimit, po ushtron presionin mbi Tiranën për të përshpejtuar dhe që do të luftojë nëse dëshironi të mbetet organizator i samitit.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por siç sipërcituam mediat prestigjoze ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje, bazuar në burime të tyre, se Shqipëria mund të humbasë shansin historik për të pritur një Samit të NATO-s.
Ndërsa Edi Rama në vend të marrjes së përgjegjësive, endet si klloun nëpër takime me batuta bajate.
© SYRI.net