Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili shkruan se “xhupzinjtë” persona të paidentifikuar me kapuçë dhe pa shenja dalluese –po veprojnë në protestat e opozitës duke dhunuar, provokuar dhe arrestuar qytetarë.
Ai u bën thirrje protestuesve t’i fotografojnë dhe filmojnë, duke theksuar se “hesapit nuk i shpëtojnë dot”, ndërsa akuzon Prokurorinë për mosveprim në rastet e denoncuara më herët.
Vasili ngre një sërë pyetjesh publike për rolin e strukturave të rendit, përgjegjësinë e drejtuesve të sigurisë dhe ligjshmërinë e veprimeve të personave të maskuar gjatë tubimeve kundër qeverisë.
Lexo dhe: Policë civilë me kapuçë 'rrëmbejnë' qytetarin pranë selisë PD! Syri TV filmon momentin
Deklaratat e tij vijnë pas protestës disaorëshe të opozitës në Tiranë, e shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.
Sipas Vasilit, identifikimi i personave të përfshirë është i mundur falë pamjeve të regjistruara nga qytetarët, ndërsa kërkon hetim të plotë dhe transparencë nga organet ligjzbatuese.
Postimi i plotë në rrjete sociale:
Mos harroni fytyrat e xhupzinjve, fotografojini, filmojini se hesapit nuk i shpetojne dot!
Koçiu dhe Proda te veshin edhe ata xhupat e zinj, se felliqsirat xhupzinj po perdorin!
Horrat pa uniforma xhupzinj, qe dhunojne, arrestojne, provokojne, shajne, fimojne shfaqen vazhdimisht si gropa ujrash te zeza ne protestat e qytetareve kunder korrupsionit
I kam denoncuar edhe me pare ne Prokurori xhupzinjte ne protestat e meparshme, por prokuroria atehere ne menyre te felliqur e mbylli çeshtjen.
Sot te gjithe shqiptaret do kerkojne deri ne fund denimin e xhupzinjve.
[🚩] Per fat fytyrat e mjaft prej tyre jane identifikuar fale kamerave te celulareve keshtu qe llogarine e kane personale tani.
Prokuroria ne se nuk heton xhupzinjte e policise eshte po aq bande sa edhe ata dhe pyetjet jane:
1.Cfare jane ketaqelbesira bandite xhupzinj te mbuluar me kapuçë dhe te paidentifikuar?
2.Perse nuk identifikohen keta horra nese veprojne ne emer te ligjit ?
3.Kush ju ka dhene te drejten te ketyre kellirave te maskuar qe te mbyllin gojen e qytetareve ne nje vend te lire dhe demokratik?
4.Perse Koçiu si Ministre i Brendsheme dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise nuk distancohen dhe nuk i denoncojne nga keta horra por i perdorin duke shnderruar shtetin ne bande?
5.Perse policia e shtetit me uniforme dhe e identifikuar eshte zevendesuar nga horrat xhupzinj me kapuç ne koke?
© SYRI.net