Dita e 58 e protestave anti-qeveritare, qytetarët denoncojnë dhunën policore

23:02, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas dhunës së paprecedentë policore para Parlamentit, qytetarët kanë vazhduar protestën e tyre para Kryeministrisë. Ata kanë denoncuar sjelljen brutale të Policisë së Shtetit, teksa kanë akuzuar kryeministrin Rama se ishte ai që e kishte urdhëruar, me qëllimin e vetëm shtypjen e protestës. Oratorët theksuan se nuk do të intimidohen nga asgjë dhe do të protestojnë deri në largimin e qeverisë socialiste.

SYRI TV

Nga podiumi para Kryeministrisë, disa orë pas protestës para Parlamentit, qytetarët denoncuan dhunën e paprecedentë të ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve. Oratorët akuzuan drejtpërdrejt kryeministrin Rama se ishte ai që kishte urdhëruar këtë dhunë brutale, me qëllimin e vetëm shtypjen e protestës qytetare.

Qytetarët theksuan se ata nuk do të dorëzohen dhe nuk do të intimidohen për asnjë lloj arsyeje dhe do të largohen nga sheshi vetëm pas dorëheqjes së Ramës dhe qeverisë socialiste.

Në fjalën e tyre, protestuesit deklaruan se drejtuesit e lartë të policisë kishin urdhëruar efektivët e qyteteve të tjera që të angazhoheshin në protestë me qëllimin e vetëm frikësimin e protestuesve dhe zhbërjen e protestës. Ndërkohë, qytetarët njoftuan se shumë shpejt do të bëjnë të ditur protestën e radhës mbarëkombëtare, ku pritet që edhe diaspora shqiptare të bashkohet masivisht.

Pas më shumë se 2 orësh qëndrimi para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco