Me urdhër të Ramës, Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e PD-së për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla nga punimet e kuvendit për 30 ditë.
Në kërkesë, PD evidentoi se gjatë seancës së 11 dhjetorit, Balla ka përdorur gjuhë fyese ndaj grupit parlamentar të opozitës, ndërsa drejtuesi i seancës nuk mori asnjë masë.
PD theksoi se gjuha e përdorur nga Balla shkel Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit, të cilat ndalojnë gjuhën joparlamentare, fyese dhe diskriminuese.
Deputetët kërkuan që Sekretariati i Etikës të mblidhet dhe të marrë masë disiplinore ndaj tij, duke e përjashtuar 30 ditë nga seancat dhe komisionet por, afërmendsh, me urdhër të Ramës këta të fundit vendosën sot të rrëzojnë kërkesën e PD-së.
© SYRI.net