Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Sali Berisha dëshmon në SPAK për 21 Janarin! Amerikanët kërkuan hetimin e Edi Ramës

15:43, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zyrtarë Amerikanë kanë kërkuar që Edi Rama të hetohet si organizator i protestës së dhunshme të 21 Janarit 2011. Kështu deklaroi ish Kryeministri Sali Berisha, që pas 14 viteve ka dëshmuar në SPAK lidhur me çështjen e 21 Janarit. Berisha tha se nuk ka pasur asnjë urdhër për Gardën për të qëlluar me armë mbi protestuesit dhe se Garda ka zbatuar vetëm ligjin, që në Parlament është miratuar nga vetë socialistët. Lidhur me audiopërgjimin e dalë pas 13 vitesh ku aludohet për një urdhër për të qëlluar mbi turmën, Berisha e cilësoi si  tentativë të pastër manipulimi.

Nga SYRI TV
Pas 14 vitesh ish Kryeministri Sali Berisha ka shkuar në SPAK si dëshmitar për çështjen e '21 Janarit', ku ka dëshmuar rreth 2 orë në Prokurorinë e Posaçme.

Në fjalën e tij pas dëshmisë, u vendosi të bënte transparence për gazetarët, ku u shpreh se '21 Janari' i shte protesta me dhuneshme me qëllim marrjen e pushtetit e organizuar nga Edi Rama, fakt ky i konstatuar dhe nga partnerët ndërkombëtar, ndaj kjo sipas tij është arsye se pse në 14 vite Edi Rama nuk u thirr asnjë herë për këtë çështje.

"Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune.  Dhe pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur në një proces, për një, për një ngjarje dramatike që u kushtoi jetën katër demonstruesve, plagosjen mbi 120 policëve e të tjerë"

Berisha i pyetur nesë foli në SPAK për organizatorët e protestës, au u shpreh së kanë qënë zyrtarë të lartë amerikanë që kanë kërkuar qe Edi Rama, si organizator i kësaj proteste të dhunshme të hetohej nga autoritetet.

"Edi Rama është kryeorganizatori, këtë nuk ka njeri tjetër që s’e di dhe në fakt pikërisht kjo, se ka edhe njëherë një kërkesë të prerë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara e shprehur nga Deputy Assistant Secretary, Thomas Countryman, i cili ka ardhur gjatë asaj periudhe dy herë nga Uashingtoni për këtë çështje dhe kërkesa e tij ka qenë e prerë në emër të qeverisë amerikane që duhet të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor, referojuni mediave. Por, por ky hetim nuk u bë sepse organizatori ishte Edi Rama. Kaq është e gjithë puna"

Sali Berisha mohoi se ka pasur urdhër për të qëlluar mbi protestuesit, teksa tha se Garda operon vetëm mbi bazën e ligjit, që është miratuar në Parlament nga socialistët.

"Garda ka një, ka një ligj, ka një ligj i cili ligj autorizon rojen të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt apo me ndonjë gjë, të qëllojë në ajër. Kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet, ta eliminojë rrezikun. Ky ligj është votuar nga Partia Socialiste, jo nga ne"

Dalja e një audiopërgjimi pas 13 vitesh për urdhërin për të qëlluar, sipas Sali Berishës është një manipulim i qartë.

Absolutisht, asnjë urdhër.  janë imituar në pothuaj në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjerë dhe të presidentit të Shteteve të Bashkuara, të Barack Obamës. Kështu që këto janë çështje të cilat nuk kanë asnjë lloj, një urdhër i dalë pas 13 vitesh, një zot i dalë pas 13 vitesh." u shpreh Berisha.

Sali Berisha as sot nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, që sipas fletëthirrjen e përdori për propagandë mediatike.

"Pa marrë unë njoftimin, e ua shpërndau mediave nëpërmjet zyrës së tij të shtypit. Në një akt të shëmtuar, duke dëshmuar se institucioni i tij është një institucion banal, propagandë socialiste" tha Berisha para SPAK. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco