Si Luftar Hysa dhe 3 vëllezërit pastronin paratë e kartelit Sinaloa në SHBA dhe Europë, roli i tyre

Si Luftar Hysa dhe 3 vëllezërit pastronin paratë e kartelit Sinaloa në SHBA dhe Europë, roli i tyre

18:47, 13/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten, 13 nentor, vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për shpëlarjen e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.

Në njoftimin për shtyp të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbulohet se miku i Ramës, Luftar hysa kishte përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për shpëlarjen e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.

Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG (Grupi kriminal i organizuar Hysa) përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa dhe zbulon rolin e secilit prej 4 vëllezërve.

Roli i secilit

Luftar Hysa, që lëviz mes Meksikës dhe Kanadasë, është shpesh i pranishëm në media si figura kryesore e familjes Hysa, duke dhënë intervista publike për bizneset e familjes në Meksikë dhe Evropë.

Ai, së bashku me Fatosin, Arbenin dhe Fabjonin, ka bashkëpunuar me një shtetas amerikan për pastrimin e parave, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave në dorë nga Meksika drejt SHBA-së, ku kompania e shtetasit amerikan përdorej për të pastruar fondet.

Gjithashtu, Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një shoqëri me bazë në Evropë për të përfituar nga pastrimi i fondeve të paligjshme që i përkisnin trafikantëve të dyshuar të drogës. Luftari zotëron ose drejton disa kompani të përdorura nga rrjeti HOCG.

Arben Hysa zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga grupi në Meksikë. Ai është përfshirë gjithashtu në kontrabandimin e parave në dorë drejt SHBA-së për qëllime pastrimi, si dhe në përdorimin e bizneseve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë për pastrimin e parave të drogës.

Ramiz Hysa është përfshirë në përdorimin e bizneseve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze si mbulesë për pastrimin e fitimeve nga shitja e narkotikëve.

Fatos dhe Fabjon Hysa, së bashku me Luftarin dhe Arbenin, kanë marrë pjesë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave drejt SHBA-së. Ata gjithashtu kanë përdorur një shoqëri evropiane për të përfituar nga pastrimi i fondeve të paligjshme që u përkisnin trafikantëve të dyshuar të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco