SYRI TV/ VKM-ja për charterin e Ramës, reagon Berisha: VKM-ja është në shkelje të rëndë të Kushtetutës

SYRI TV/ VKM-ja për charterin e Ramës, reagon Berisha: VKM-ja është në shkelje të rëndë të Kushtetutës

15:49, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha e ka cilësuar si shkelje të rëndë të Kushtetutës VKM-në e Edi Ramës për të shpallur si sekrët shtetëror shpenzimet e tij të luksit me charter personal. Kryedemokrati e krahasoi Edi Ramës me Enver Hoxhën, që po tenton të fshehë vjedhjet miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Berisha akuzoi kryeministrin Rama se veç abuzimit 23 milionë euro me fluturimet, ka transferuar edhe drogë me valixhe diplomatike 

 

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha, reagoi lidhur me VKM-në e Edi Ramës për të shpallur sekrete shtetërore udhëtimet e tij me charter, duke e cilësuar atë si shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Në konferencën me gazetarët, Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama se po mbulon shpenzimet e tij të luksit me një akt të paprecedent dhe të ngjashëm me praktikat e diktatorit Enver Hoxha.

Berisha hodhi akuza të forta se kryeministri Rama, përveç abuzimit me 23 milionë euro për fluturimet me charter, ka transferuar edhe drogë me valixhe diplomatike.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se VKM-ja e Ramës është një akt turpi dhe arrogance qeveritare, ndërsa theksoi se PD nuk do të pajtohet kurrë me vendimin që synon të fshehë abuzimet e pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco