Basha mbledh grupin e ri parlament të PD. Ja mesazhi i parë i tij për deputetët

Basha mbledh grupin e ri parlament të PD. Ja mesazhi i parë i tij për deputetët

12:26, 26/07/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur për herë të parë grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për grupin e ri parlamentar të PD-së me 43 deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Mësohet se Basha u ka thënë deputetëve që të bëjnë një tur në të gjithë vendin për tu njohur me hallet e shqiptarëve.

“Ne nuk kemi asnjë vizion të përbashkët me PS-në. Misioni ynë opozitë e fortë përballë qeverisë së Edi Ramës”, mësohet të ketë thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha përpara deputetëve të rinj demokratë.

“Do bëjmë opozitë frontale. Nuk ka asnjë kompromis dhe asnjë flirt me Ramën. Rama përfaqëson të keqen. PS e LSI janë njëlloj.

S’kemi asnjë vizion, asnjë të përbashkët me PS. Marrëveshja e 18 majit ishte në funksion të zgjedhjeve.

Duhet të bëni tur special në të gjithë vendin. Lëvizni sa më shumë dhe takoni sa më shumë njerëz.

Ne jemi opozita dhe do denoncojmë çdo gjë”, mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhjen e parë me deputetët e rinj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomy26/07/2017 13:58

Basha i tha gjithashtu deputeteve se do votojne bashke me ps per ndryshimet kushtetuese qe bejne ramen president me atlete nga populli dhe kodin e ri zgjedhor qe shmang e penalizon bojkotin e injoranteve..: keto do sqarohen pa tur mashtrimesh se, kur te vije koha, do justifikohen me integrimin etj etj Berisha beri sikur u merzit pot ne fund tha qe do i nenshtrohet vullnetit te "kryetarit" e do beje sikur eshte pa qejf diten e votimit... Salianji ishte dakort si gjithmone por nuk foli se po çatonte ne grindr me nje mashkull seksi, prurje e fundit e grupit te mjaft-it...i tregonte se sa i shpifur eshte jemini qe pastron veshet me celsin e makines po qe varsen ia ka zili ama... Ne fund basha i coi mesazh fuges per te mobilizuar "skuadren e shenimeve" per mbulimin "mediatik" me komente brohoritese te ketij lajmi dhe u nis per te zyra e krushqise aty ngjitur per ca muhabete te tjera...

Shto koment

Denonco