Takimi në Aruba/ Berisha: Jam këtu për t’i thënë Edi Ramës, jep dorëheqjen!

13:12, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkon Ramës të japë dorëjeqjen pasi nuk mund të jetë kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës. Si provë e kësaj marrëveshjeje janë kullat e ndërtuara në kryeqytet si Syri apo Mali i Tiranës.

Pjese nga deklarata

Është krim të fshehësh këtë takim që inkriminon direkt kryeministrin e Shqipërisë, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s. Kryeministri i një vendi që aspiron për anëtarësimin në BE, zhvillon takimi apo dërgon delegacion qeveritar për takime dhe dealer me kartelet më të rrezikshme të drogës, bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, se ato janë shpallur tashmë organizata terroriste, dhe ju ofron malin e Tiranës.

Ju kujtohet kur tha se, ajo është e Sali Berishës, mali i Tiranës, a ju kujtohet. Vazhduat mediat e shpifjes. Ja që doli, se i kujt është mali i Tiranës. Besoj se e mësuat, apo Syri i Tiranës, se nuk merret vesh, por besoj që ato janë.

Ndaj dhe, jam këtu për t’i thënë Edi Ramës jep dorëheqjen!

Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco