Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Balla nxjerr Mario Çelën nga burgu

19:18, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë për kreun e grupin parlamentar të PSm Taulant Balla, I cili sipas tij ka nxjerrë nga burgu i Peqinit, vrasësin, Mario Çela, vëllain e Suel Çelës. Berisha i referohet denoncimit të qytetarit dixhital, sipas së cilit, Mario Çela është liruar ga qelia dhë është  dërguar në urgjencën e spitalit të  Elbasanit.

 ‘Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit.

Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj. Çdo gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen’

Berisha publikon edhe trankriptin e bisedave mes Taulant Ballës dhe Mario Çelës që faktojnë pazararet mes PS dhe bandës së Elbasanit

Me dt 10.02.2020 Target informon PIN AM5P80 se kishin rënë dakort mes tyre që të mos i kerkonin Taos asnjë tender publik apo favore te tjera perveç atyre që  kishin rënë dakort të kerkonin. Ky mesazh ju percoll Taos dhe i dhane afat deri ne Dhjetor. Tao iu pergigi kesaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojne për ne, nese vendosim në liste ata qe doni ne burg. Pegjigja ishte: "Po ne e garantojme kete". Me pas Tao tha: "Ata do shkojne ne burg kete vit"

Berisha  ka denoncuar prej vitesh  lidhjet e Taulant Ballës dhe bandës së Elbasanit, duke nxjerrë edhe tabulatet e bisedave mes tyre, teksa më herët ka akuzuar Ballën se ka porositur vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco