Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi sot Ministrin e Financave, Petrit Malaj se është anëtar i klanit të Gjolekë Malajt dhe u bë ministër Financash ditën që certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij. Sipas Berishës lidhjet me krimin janë leva e Arkimedit për postet ministrore dhe të gjitha postet në administratën e narkoshtetit. Teksa denoncoi skandalin, kryedemokrati zbuloi se si ministri Malaj mashtroi me deklarimimin e pasurisë, ndëra e cilëson emërimin e tij si kërcënim serioz për financat e shtetit.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi Ministrin e Financavbe petrit malaj se është anëtar i klanit të Gjolekë Malaj, dhe u bë ministër ditën që certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij. Bëhet fjalë për kompaninë BDO Albania, ku Malaj ka qënë administrator bashkë më familajrët e tij, e cila certifikoi censusin e rremë me shifra kolosoale
Në konferencën me gazetarët, Berisha akuzoi më tej Malajn se ka mashtruar edhe me deklarimin e pasurisë, duke fshehur punën si drejtor i kompanisë, ndërsa e cilësoi emërimin e tij, si kërcënim serioz për të ardhurat e shtetit.
Berisha tha se posti i Malajt është një dhuratë totale e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Sipas liderit të opozitës, lidhjet me krimin janë leva e Arkimedit për postet ministrore dhe të gjitha postet në administratën e narkoshtetit.
© SYRI.net