Në përgjigje të qëndrimit të Edi Ramës që sulmon gjyqtarin që “çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi. Në reagimin e tij Bardhi sjell në vëmendje që ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm. Në këtë rast gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin apo vendimet e qeverisë.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Edi Rama paska pyetur sot "Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut”.
Dikush duhet t'i kujtojë që vetë ai s'ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton që ka firmosur vetë vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin.
Gjyqtarët e prokurorët e Republikës nuk miratojnë rregulla, por janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi, pavarësisht se mund të mos u pëlqejnë apo të konstatojnë se mbajnë firmën e njerëzve pa tru e antishtet si Edi Rama!


© SYRI.net