Bota e muzikës shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të dashura. Kompozitori dhe interpretuesi Nonda Kajno është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.
I lindur në Korçë më 18 gusht 1945, ai ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço” duke u formuar në një mjedis që do të ushqente më vonë pasionin e tij për këngën qytetare.
Karrierën e nisi në skenat lokale, si interpretues i serenatave korçare për t’u bërë më vonë autor i shumë krijimeve origjinale që mbetën në kujtesën e publikut. “Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur” dhe “Pra zgjohu vajza ime” janë ndër këngët që dëshmojnë frymën dhe dashurinë e tij për vendlindjen e për njeriun.
Me ndarjen nga jeta të Nonda Kajnës, Korça humb një zë të paharrueshëm të serenatës, ndërsa muzika shqiptare një krijues që i dha shpirt melodisë qytetare.
© SYRI.net