Artistja nga Kosova, Albana Ejupi, ka hapur një ekspozitë mjaft të veçantë në Tiranë. Në një prononcim për Syri TV, ajo thotë se punimet e kësaj ekspozite kanë si material kryesor rërën, e cila është material i strukturave dhe ndërtimeve, përmes së cilës krijohet art.
Artistja nga Kosova, Albana Ejupi, ka hapur një ekspozitë mjaft të veçantë në ambientet e Piramidës në Tiranë. Punimet e kësaj ekspozite kanë si material kryesor rërën, e cila, siç thotë artistja në një intervistë për Syri Televizion, është një material i strukturave dhe ndërtimeve. Ky material, i cilësuar prej saj si mashkullor, nxirret nga koncepti i tradicionales dhe, përmes tij, krijohet art.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për artdashësit për disa ditë në kryeqytetin shqiptar.
© SYRI.net