Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

10:19, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktori dhe humoristi i mirënjohur u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Arti dhe kultura fierake janë në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe humoristit të njohur Todi Llupi, një prej figurave më të dashura të Estradës së Fierit.

Me një karrierë mbi pesë dekada, Todi Llupi la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare përmes roleve të tij plot humor, karaktereve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar.

Ai u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971 dhe interpretoi gjithashtu në disa filma artistikë. Publiku shqiptar do ta kujtojë gjithmonë për rolet e tij që e kthyen në një ikonë të humorit.

Në vitin 1989, Todi Llupi u nderua me titullin “Artist i Merituar”, si vlerësim për kontributin e tij të çmuar në art dhe kulturë.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Fierin dhe për mbarë artin shqiptar.

U prehtë në paqe!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco