SYRI TV/ I jepet lamtumira e fundit Todi Llupit, homazhe në hollin e teatrit Bylis në Fier

14:08, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Familjarët, artistë, kolegë i japin lamtumirën e fundit humoristit të njohur të estradës shqiptare, Todi Llupi. Homazhet u mbajtën në hollin e teatrit të Fierit. Mes lotësh, kolegë, miq dhe të afërm shprehën vlerësime të larta për njeriun dhe veprat artistike të Todi Llupit. Ata thanë se Llupi është një artist që ka lënë gjurmë në skenën shqiptare dhe do të mbahet mend për humorin e tij që fitoi zemrat e publikut shqiptar.

Fieri i jep lamtumirën e fundit aktorit të njohur të Estradës e Teatrit, Todi Lupi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 84-vjeçare.

Ceremonia e homazheve për aktorin e njohur u zhvillua këtë të mërkurë në hollin e teatrit në Fier, ku familjarë, miq, kolegë, artistë dhe dashamirës të artit i dhanë lamtumirën e fundit.

Todi Lupi ishte një nga emrat më të njohur të estradës fierake, i vlerësuar për interpretimin e dhjetëra roleve që lanë gjurmë në skenën e Teatrit Bylis. Me humorin dhe talentin e tij, ai fitoi respektin dhe dashurinë e publikut ndër vite. Mes lotësh, miq dhe kolegë të tij shprehën vlerësime të larta për Todi Llupin, duke thënë se kujtimi dhe veprat e tij artistike do të mbeten të gjalla.

Todi Lupi iu bashkua Estradës së Fierit në vitin 1971, ku ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme artistike, duke interpretuar dhjetëra role humoristike që fituan zemrat e publikut.

Përveç skenës, ai spikati edhe në kinematografinë shqiptare, duke u bërë pjesë e disa filmave artistikë. Ndër interpretimet më të dashura mbetet roli në skeçin legjendar "Dasma e Malos". Gjithashtu, edhe interpretimi në filmin shqiptar "Pesha e kohës" konsiderohet si një nga interpretimet e tij më të mira, rol që dëshmon talentin dhe përkushtimin e tij ndaj artit. Në vitin 1989, për kontributin e tij të vyer në kulturën shqiptare, Todi Llupi u nderua me titullin "Artist i Merituar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco