Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të organizatave terroriste të huaja të emëruara së fundmi, ku në të janë përfshirë 8 kartele dhe familje mafioze ndërkombëtare.
Komiteti Nacional Republikan, ka shpërndarë vendimin e fundit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku nga Karteli i Sinaloas te Familja Michoacan, shpallen organizata terroriste.
Lista:
Tren de Aragua
MS-13
Karteli i Sinaloas
Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco
Kartelët e Bashkuar
Karteli i Lindjes
Karteli i Gjirit
Familja Michoacán
‘Faleminderit, President Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, për Bërjen e Amerikës Më Të Sigurt Përsëri!’, thuhet në postimin e Komiteti Nacional Republikan.
Por ky mesa duket është një lajm tjetër i keq për Edi Ramën, pasi njerëzit e Kartelit të Sinaloas, të shpallur tashmë organizatë terroriste, janë pritur nga kryeministri në zyrën e tij, duke i dhënë edhe licensë për kazino.
Kujtojmë se Luftar Hysa është akuzuar nga mediat ndërkombëtare si njeri i kreut të kartelit të Sinaloas, El Majo.
LEXO EDHE: Arrestimi i kreut të kartelit Sinaloa/ Rama priti në zyrë partnerin e El Mayo-s
Gazetat shkruanin specifikisht se El Mayo kishte krijuar lidhje me një grup vëllezërish shqiptarë, të cilët përdoreshin prej tij për të pastruar miliona dollarë, duke investuar në sektorin e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.
Njëri prej këtyre vëllezërve, Lufta Hysa, madje u fotografua duke hyrë në një takim në zyrën e Edi Ramës.
Edhe ky i fundit e pranoi se është takuar me një nga njerëzit e Sinaloas.
© SYRI.net