VIDEO/ Meta: Ja marrëveshja që më ofroi Nano për të marrë drejtimin e PS

21:54, 18/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i PL-së, Ilir Meta, gjatë emisionit “Çim Peka Live” në Syri TV, u shpreh se Fatos Nano i kishte afruar një marrëveshje për të marrë drejtimin e PS-së.

“Në atë kohë më solli një marrëveshje për tu bërë kryetar i PS-së, ishte bashkë me ambasadorin francez. Më tha bëju kryeministër, bëju kryetar i PS-së, dhe Fatosi donte të bëhej President. i thashë President nuk bëhesh dot se është problem i Dushkut dhe nuk rri unë të pres Sali Berishën atje të rrethojë Presidencën, sepse Fatosi kishte edhe një problem se ikte”, u shpreh Meta, duke iu referuar zhvillimeve politike në 22 viteve më parë.

Meta tha se Nano shkeli marrëveshjen që kishte bërë me të, marrëveshjen për Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco