Heshti për regresin e qeverisë Rama/ Majko tallet: U tradhtoi Basha...

Heshti për regresin e qeverisë Rama/ Majko tallet: U tradhtoi Basha...

11:20, 18/04/2024
A+ Aa A-

Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Europës, që ishte një garanci për më shumë kontroll ndaj qeverisjes dhe standardeve demokratike, shtetit ligjor apo grupeve vulnerabël. Këshilli i Europës ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë përparim në demokraci.

Për këtë raport dhe konstatim, deputeti i vetëm përfaqësues i opozitës, Lulzim Basha, nuk ka thënë asnjë fjalë dhe nuk ka paraqitur asnjë vërejtje. Diskutimi është bërë në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokracinë dhe në seancë plenare.

Ky mund të konsiderohet një skandal, për shkak se opozita e konsideron qeverisjen e Edi Ramës si një regjim autoritar, që ka cenuar demokracinë, ka rrënuar median dhe gjyqësorin. Por deputeti Lulzim Basha ka mbështetur në heshtje që të hiqet monitorimi ndërkombëtar për qeverisjen e Edi Ramës.

Lidhur me këtë çështje, në Kuvend me Bashën u tall edhe deputeti socialist, Pandeli Majko.

“Në këtë atmosferë korrupsioni, droge, trafiku, Këshilli i Europës mori një vendim. Tani ose kolegët kanë punuar më shumë sesa duhet, ose zoti Basha ka tradhtuar më shumë sesa duhet”, tha Majko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco