Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

SKANDALI/ Basha, asnjë fjalë në KiE për regresin e qeverisjes së Ramës

SKANDALI/ Basha, asnjë fjalë në KiE për regresin e qeverisjes së Ramës

09:47, 18/04/2024
A+ Aa A-

Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Europës, që ishte një garanci për më shumë kontroll ndaj qeverisjes dhe standardeve demokratike, shtetit ligjor apo grupeve vulnerabël. Këshilli i Europës ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë përparim në demokraci.

Për këtë raport dhe konstatim, deputeti i vetëm përfaqësues i opozitës, Lulzim Basha, nuk ka thënë asnjë fjalë dhe nuk ka paraqitur asnjë vërejtje. Diskutimi është bërë në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokracinë dhe në seancë plenare.

Ky mund të konsiderohet një skandal, për shkak se opozita e konsideron qeverisjen e Edi Ramës si një regjim autoritar, që ka cenuar demokracinë, ka rrënuar median dhe gjyqësorin. Por deputeti Lulzim Basha ka mbështetur në heshtje që të hiqet monitorimi ndërkombëtar për qeverisjen e Edi Ramës.

Për Lulzim Bashën mos vallë prishja e shtëpive të qytetarëve pa një proces të rregullt ligjor është progres, liria e media ka bërë progres, shkarkimet masive nga puna janë progres? Për më shumë se dy vite Lulzim Basha ka zgjedhur të mos bëjë asnjë akuzë, asnjë vërejtje, asnjë akt opozitar kundër Edi Ramës. Por me këtë qëndrim në Këshillin e Europës ka kaluar në një tjetër fazë, ka mbështetur demokracinë e rreme në qeverisjen e Edi Ramës, duke mos dhënë asnjë fakt, asnjë vlerësim për problematikat dhe keqqeverisjen e Edi Ramës.

Lajmin që Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në këtë proces e ka konfirmuar shefja e tij në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti. Për këtë çështje ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani, që e konsideron si një arritje të qeverisë, që pas 29 vitesh Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Europës. Përmes një postimi në platformën X, ai falenderon Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesin për Shqipërinë Iounut Stroe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco