SYRI TV/ Bardhi: PS sinjal SPAK që mos të hetojë Xhaçkën

17:41, 27/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Ish ministres Olta Xhaçka. 

Në shkresën dërguar Nikollës, Bardhi deklaron se  pengimi i zbatimit që po i bëhet nga ana e mazhorancës është një sinjal që SPAK mos ta hetojë deputeten socialiste.

Më tej, Bardhi argumenton se pse kjo çështje duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve. 

SYRI TV

Pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u justifikua një ditë më parë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Ish ministres Olta Xhaçka.

 Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi thekson se  pengimi i zbatimit që po i bëhet nga ana e mazhorancës është një sinjal që SPAK mos ta hetojë deptueten socialiste.

Në shkresën dërguar Kryetares së Kuvendit, Bardhi denoncon faktin se  mazhoranca scoailiste po pengon drejtësin.

Pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, po të mbahen në konsideratë rrethanat e çështjes, krijon bindjen e plotë në opinionin publik se përmes veprimeve konkrete mazhoranca juaj po pengon drejtësinë në përmbushjen e rolit të vet kushtetues, duke i ofruar mbrojtje politike të paprecedentë një deputeti të mazhorancës. Në vlerësimin tonë, ky është një sinjal politik edhe për SPAK që të mos hetojë deputeten e mazhorancës dhe familjarët e saj, për implikimin e mundshëm në tjetërsimin e paligjshëm të pronave publike, apo të mos hetojë autoritetet përgjegjëse, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, që në shkelje të ligjit dhe me dokumente të falsifikuara i kanë dhënë familjes së deputetes Xhaçka statusin e investitorit strategjik dhe benefitet ligjore e financiare që vijnë nga ky status.

Sa i takon rrugës që duhet të ndiqet, Bardhi argumenton se pse kjo çështje duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve.

Duke qenë se Këshilli i Legjislacionit në raportin që i ka paraqitur Kryetares së Kuvendit, ka prezantuar dy qëndrime, atëherë kjo çështje duhet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve, si struktura përgjegjëse parlamentare për organizimin e punës së organeve brenda Kuvendit.

Bardhi paralajmëron Nikollën se  sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, “Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco