VIDEO SYRI TV/ Qeveria Rama i bllokon shërbimet emigrantëve, Balla: Të deklarojnë vendbanimin

17:19, 27/03/2024
A+ Aa A-

 

Qeveria i ka bllokuar shërbimet të gjithë emigrantëve që nuk deklarojnë vendbanimet në shtetet ku jetojnë.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri I Brendshëm Taluant Balla njoftoi vendimin e qeverisë për ngritjen e regjistrit të banesave, ku do të ketë gjoba pë rata qytetarë që jetojnë në vend dhe nuk deklarojnë adresën e saktë dhe bllokim të shërbimeve nga e-albania për emigrantët që nuk deklarojnë sakt vendin se ku banojnë.

SYRI TV

Qeveria ka vendosur sot ngirtjen e një regjistri të posaçëm për vendbanimet, ku çdo qytetar i regjistruar në gjendjen civile  ka detyrimin që të deklarojë vendbanimin, pasi në të kundërt do të përballet me sanksione.

I pyetur nga Syri Tv, Balla u shpreh për emigrantët që nuk deklarojnë sakt vendbanimin nuk do të marrin dot shërbimin e deritanishme nga portal e-albania.

Por kjo lëvizje e qeverisë, vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve, ku si pjesë e Reformës Zgjedhore po diskutohet edhe përfshirja e votës së emigrantëve.

Kritikët e qeverisë e kanë lidhur këtë lëvizje, me strategjinë e Patisë Socialiste për të patur një panoramë të qartë të shpërndarjes së emiograntëve për kalkulim votash, siç është bërë në zgjedhjet e fundit me skemën e patronazhistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco