SYRI TV/ Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK komunikon akuzat Mërtirit dhe Zotos

20:53, 26/03/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka komunikuar zyrtarisht akuzat ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj dhe boseve te inceneratoreve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto lidhur fraksionin e ndarë 277/1 të inceneratorit të Elbasanit. Tre të pandehurit që ndodhen në arrati janë njohuar me akuzat përmes avokatëve të tyre për aferën me inceneratorin e Elbasanit, këtë të martë. Por teksa të martën vijoi komunikimi i akuzave, burime pranë SPAK konfirmojnë se hetimet do të zgjasin deri në qershor të këtij viti. Avokati Henrik Ligori u paraqit si përfaqësues i Ahmetajt, teksa ky i fundit akuzohet për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe korrupsion në 6 episode.

Gjithashtu SPAK i komunikoi akuzat Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, permes avokateve Klodian Skenderi dhe Ardian Leka, për veprat penale korrupsion  në bashkëpunim me Arben Ahmeraj dhe pastrim parash. Në dosjen hetimore thuhet se Arben Ahmetaj ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve. Ndërkohë edhe ish-bashkëshortes se Ahmetaj, Albina Maçka i komunikohet akuza për fshehje pasurie e pastrim parash. E pyetur nga media refuzoi të bënte koment.

Emri i saj zë një vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK sa i takon pasurisë, tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.  Ahmetaj, Mërtiri e Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombetar  pas urdhërarrestit e lëshuar nga SPAK për aferat e inceneratoreve. Zoto dhe Mërtiri janë dënuar më herët nga GJKKO  në mungesë, nga procedimi i parë për aferen e inceneratorit te Elbasanit me nga 10 vite burg secili.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco