Teliti: Bujqësi e bekuar nga Zoti por e ‘mallkuar’ nga qeveria!

Teliti: Bujqësi e bekuar nga Zoti por e ‘mallkuar’ nga qeveria!

13:07, 26/03/2024
A+ Aa A-

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ngren shqetësimin e dhjetëra mjëra fermerëve shqiptarë të cilët kanë përballë në betejën e tregut jo vetëm konkurrencën rajonale por edhe qeverinë shqiptare.

Në postimin e tij në Facebook, Teliti thekson se bujqësia është e bekuar nga Zoti por e ‘mallkuar’ nga qeveria.

Postimi i plotë:

Bujqësi e bekuar nga Zoti por e ‘mallkuar’ nga qeveria!

Jetojmë në kohë paradoksesh, ku në vënd që Shqipëria të ishte një ndër eksportuesit më të mëdhenj të perimeve e frutave në rajon, vetë shifrat zyrtare të qeverisë tregojnë të kundërtën.

Fakt 1: Flasim shqip por nuk hamë "shqip"!

Fakt 2: Turistët e huaj, në pjesën dërrmuese të konsumit të tyre (3/4), nuk kanë mundësinë të shijojnë produkte shqiptare, por ato të importit rajonal.

Importet janë rritur me 63% vetëm në dy muajt e parë të vitit, duke cimentuar pozicionet oligarkike të një grushti importuesish në kurriz të dhjetëra mijëra fermerëve shqiptare të cilët shpeshherë i shohim që hedhin produktet rrugëve në shenjë proteste, apo akoma edhe më keq kur njoftohemi se ndonjë prej tyre vetëvritet nga dëshpërimi i falimentimit.

Fermeri shqiptar nuk do ngrejë dot kokë deri në ditën që të anullohet skema vrastare e diferencimit të TVSH-së, braktisja që i bëhet atij duke mos e subvencionuar në të njëjtën masë që ndërmarrin vendet e rajonit, apo edhe duke mos i kompensuar humbjet e  shkaktuara nga zhvlerësimi i euros.

Nuk do "shkencë" që të ngresh bujqësinë në piedestalin që i takon, duhet thjesht vullnet pozitiv për të ndërmarrë hapat dhe politikat e duhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco