Gjokutaj: Prokurorët e SPAK kanë rënë në mina me rastin e Berishës. E pyesnin ku ke punuar pas '95

Gjokutaj: Prokurorët e SPAK kanë rënë në mina me rastin e Berishës. E pyesnin ku ke punuar pas '95

21:29, 25/01/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka treguar detaje se çfarë ka ndodhur sot mbi paraqitjen e liderit të opozitës Sali Berisha në SPAK.

I ftuar në studion e Çim Peka Live, Gjokutaj tregon se prokurorët i janë drejtuar Berioshës me pyetje të cilat bien ndesh me veten. Avokati thotë se Berisha u është përgjigjur në mënyrë shteruese dhe me përpikmëri të gjitha pyetjeve, edhe pse pa asnjë akt përpara.

“Ata nuk e prisnin prezencën e Berishës. Në fillim pati një debat mbi mënyrën e thënieve të z.Berisha.  Ai bëri një deklaratë në fillim para se ta pyesnin, ku prokurori i tha se nuk jeni në miting. Berisha iu përgjigj: Jo, unë jam përfaqsues politik.

U gjet një mënyrë që në formë të një memoje, do ta çmoj z.Berisha këtë, t’i dergohet SPAK-ut ajo deklaratë.

Kjo deklaratë ishte grupi i strukturuar kriminal. Rama në mungesë, Dumani në mungesë, Kraja prezent dhe Millonai prezent.

Pyetja e parë e prokurorëve ndaj Berishës ishte: Ku keni punuar pas vitit 1995.

Sigurisht që ai e priti me një habi sepse sepse nuk po kuptonte që kjo a ishte pyetje serioze e prokurorëve apo ishte për të çtensionuar situatën. Më pas, pyetën për 10 persona, për të cilët Berisha tha nuk di të gjithë të parët e kryeministrisë me emra, unë di drejtorët e departamenteve, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë. Gjithsej ata kanë bërë 3-4 pyetje  për të cilat Berisha ka dhënë shpjegim shterues.

Një nga pyetjet që Berisha shpjegoi ishte sinkronizimi i ligjit për privatizimin me ligjet për sportin dhe me kthimin e kompesimin e pronave. Kishte kundërshti me një memorje të habitshme sepse ai nuk kishte akte përpara. I ka shpjeguar me nene.

Kur e pyetën se ku ka punuar pas vitit 95’ Berisha tha merrni CV-në time të shihni se ku kam punuar unë .

U tha më pas se pse nuk e pyesni për fakti se është ndërruar destinacioni, nga klub sportiv në shesh banimi.

Ata kanë rënë në mina me këmbët e tyre sepse ata thonë që ka filluar në kohën e Berishës kjo punë . Pyetja se ku ke punuar nga 95’-sa e këtej tregon që procedura ka filluar që në 95’ën. Në fakt, të gjitha qeveritë e mundshme janë marrë me këtë çështje  dhe kjo është një boomerang i madh i këtij SPAK-u”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco