SYRI TV/ Jamarbër Malltezi merret në pyetje nga SPAK: Arrestime pa vepër penale, shfaqje politike

20:12, 25/01/2024
A+ Aa A-

 

Jamarbër Malltezi ka dëshmuar sot në SPAK, duke deklaruar se SPAK e ka pranuar se nuk ka asnjë shkelje apo dëm por kthim të pronës tek 100 familje autoktone.

Sipas Malltezit, në këtë çështje, SPAK po arreston dhe burgos njerëz me shfaqje kur nuk ka dëm, ndërsa cilësoi kryeministrin Edi Rama si të vetmin që ka kryer shkelje dhe kjoi provohet nga dokumentet që SPAK i ka fshehur.

Pas marrjes në pyetje, anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi se dorëzoi prova dhe hartat që SPAK i ka fshehur deri më sot.

SYRI TV

SPAK ka marrë në pyetje sot për herë të parë, pas 3 vitesh hetime, Jamarbër Malltezin, në cilësinë e personit nën hetim.

Në hyrje të SPAK, para se të merrej në pyetje, anëtari i këshillit kombëtar të Partisë Demorkatike e cilësoi këtë proces, një përdorim politik të SPAK, duke arrestuar njerëz pa prova  vetëm për shfaqe, duke hetuar pronarët që zhvilluan pronën e tyre të ligjshme.

Malltezi deklaroi më tej, se në këtë çështje, personat që duhet të hetohen janë Taulant Balla për kallëzim të rremë, dhe Edi Rama si i vetmi abuzues e duke e vendosur veten mbi ligjin, si për ndryshimin e statusit të pronës, por edhe për faljen e trullait që u bë në favor të Carlo Bollinos.

Pas marrjes në pyetje nga prokurorët, Malltezi dhe edhe detaje të interesimit të prokurorëve, ku deklaroi se ka dorëzuar provat që SPAK i ka fshehur gjatë gjithë kohës, por sipas tij në këtë seancë marrje në pyetje prevaloi urdhri politik.

Më herët Jamarbër Malltezi ka bërë prekur edhe në Gjykatën e Lartë ku kërkon shuarjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” me argumentin se nuk ka kryer asnje veper penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

E për këtë Malltezi iu përgjigj dhe interesit të gazetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco